Akuzat ndaj drejtoreshës së Tatimeve, kompania publikon faktet dhe nxjerr blof LSI-në: Ja e vërteta e çdo veprimi ligjor! Ibrahimaj : Do ndërmarr të gjitha hapat ligjorë

Akuzat ndaj drejtoreshës së Tatimeve, kompania publikon faktet dhe nxjerr blof LSI-në: Ja e vërteta e çdo veprimi ligjor! Ibrahimaj : Do ndërmarr të gjitha hapat ligjorë

Selia e LSI

Ditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim, ka akuzuar drejtoreshën e Tatimeve Delina Ibrahimaj se ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj në lidhje me një kompani. Pas kësaj akuze ka reaguar edhe kompania në fjalë, e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.   Kompania ‘URBAN DISTRIBUTION’ ka marrë me radhë të gjitha pretendimet e LSI, duke thënë fakte që vërtetojnë të kundërtën e akuzave të LSI. Më poshtë po ju sjellim sqarimin e plotë të ‘URBAN DISTRIBUTION’.

Subjekti URBAN DISTRIBUTION, Nipt K81318001M . Shoqëria Urban Distribution sqaron lidhur me pretendimet e LSI: Pretendimi: -Transaksione të paligjshme të shoqërisë Urban Distribution, ku shoqëria ka qene nen sekuestro konservative nga dy shoqëri përmbarimore dhe drejtoria e tatimeve. Shoqëria Urban Distribution është person juridik (shpk) e themeluar ne vitin 2008, ne baze të ligjit një shoqëritë tregtare me Akt-themelimin dhe Statutit të saj dhe si e tille, ortaket e saj kane të drejte të shesin apo transferojnë kuotat me të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë. Veprimet e shitjes/transferimit të kuotave bëhen duke depozituar prane QKB vendimet dhe kontratat përkatëse, ku miratimi dhe publikimi ne faqen zyrtare behet nga Institucioni i QKB-se. Nuk ka ne asnje rast mbrojtje, apo veprime të paligjshme ne kalimin ose shitjen e kuotave të shoqerise Urban Distribution, të cilat janë bërë konform ligjit, ane miratuar, depozituar dhe pasqyruar publikisht ne faqen zyrtare të QKB-se ne ekstraktin e shoqërisë. Urdhrat e sekuestros nga administrata tatimore apo shoqëritë përmbarimore të vendosura ne emër të shoqërisë nuk e pengojnë ligjërisht kalimin apo shitjen e kutave që ka ndodhur. Ne rastin e urdhër sekuestros të vendosur nga një kompani përmbarimore ne emrin e Andri Ibrahimaj, transferimi I kuotave është kryer pas heqjes së masës se sekuestros nga kompania përmbarimore:

Të dhënat që po paraqesim me poshtë janë publike dhe lehtësisht të verifikueshme ne ekstraktin historik të shoqërisë në faqen zyrtare të QKB-se. 1- Pretendimi i pare

-Ne date 05/11/2015 pranë QKR-se është bere Depozituar Urdhëri Nr.12756 Prot, datë 2.11.2015, protokolluar nga QKR me Nr. 9803 Prot., date 2.11.2015 “Për Vënien e Sekuestros. Konservative”, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore”CORRECTOR”, drejtuar QKR, ku është urdhëruar: Vendosja e masës sekuestro konservative mbi kuotat që zotëron debitori Andri Ibrahimaj ne subjektin “Urban Distribution” me Nipt K81318001M, duke ndaluar disponimin ose tjetersimin e tyre si dhe ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga keto kuota. (Ky urdhër sekuestrimi është bere një vonese në pagesën e një kredie dhe nuk ka të beje me detyrime tatimore) . Kalimi I kuotave nga Delina Ibrahimaj tek Andri Ibrahimaj ne daten 02.08.2019 është kryer konform ligjit pasi vënia e sekuestros konservative nga ana e shoqërisë përmbarimore ndalonte tjetërsimin e kuotave të Andri Ibrahimaj dhe nuk ndalonte tjetërsimin e kuotave të Delina Ibrahimaj.

-Ne date 30/09/2019 prane QKR-se është depozituar Urdhëri Nr.11434 Prot, Nr. 230 Dosje., datë 27.09.2019, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore”CORRECTOR”, ku është urdhëruar:

Heqja e masës së sekuestros konservative mbi kuotat që zotëron debitori Andri Ibrahimaj

në subjektin “Urban Distribution” sh.p.k., Nuis (Nipt)- K81318001M-Ne date 30/09/2019 2- Prane QKB është Depozitimi i Vendimit të Ortakut të Vetëm të Shoqërisë datë 27.08.2019, ku është vendosur: Miratimi I Shitjes së 100% të kuotave të ortakut Z. Andri Ibrahimaj që zotëron në shoqërinë “URBAN DISTRIBUTION” sh.p.k. 3- Depozitimi i Marrëveshjes së Transferimit të Kuotave datë 27.08.2019, ndërmjet palës shitëse Z. Andri Ibrahimaj dhe palës blerëse Z. Julian Hyka. Depozitim i Urdhërit Nr.11434 Prot, Nr. 230 Dosje., datë 27.09.2019, një sa me siper konstatohet se shitja e kuotave është bere mbas heqjes se masës së sekuestros konservative mbi kuotat që zotëron debitori z.Andri Ibrahimaj. Kjo rrezon pretendimin që transaksioni i shitjes (transferimit) të kuotave nga z.Andri Ibrahimaj tek Individ (z.Julian Hyka) të jete bere jo-ligjerisht.2.- Pretendimi i dyte . -Ne date 22/01/2020 prane QKR-se është bere Depozitim i Urdhrit Nr.242Prot. 2280 Regj., datë 15.01.2020, protokolluar nga QKB me nr.651Prot., datë 17.01.2020, “Për Vendosjen e Sekuestros Konservative”, e lëshuar nga Shoqëria Përmbaruese “Ardael“ shpk, ku është urdhëruar: Vendosja e masës së sekuestros konservative në kapitalin dhe kuotat e shoqërisë në emër të debitorit Subjekti “URBAN DISTRIBUTION” shpk me NUIS K81318001M. Masa e bllokimit të vendoset deri në një urdhër të dytë të kësaj Zyre Përmbarimore. (Ky urdher sekuestrimi është bere një detyrim ndaj një kompanie telefonike që ka pasur shoqëria Urban dhe nuk ka të beje me detyrime tatimore) -Ne date 12/05/2020 prane QKB-se është bere Depozitimi i kontratës se shitjes Nr. 2428 Rep dhe 697 Kol date 08/05/2020 ku është vendosur shitja e 100% të kapitalit nga ortaku Julian Hyka tek shoqëria CHICKEN FARM ALBANIA shpk. Vendimi i asamblesë së ortakëve date 07.05.2020 një miratimin e transferimit të 100% të kapitalit nga ortaku Julian Hyka tek shoqëria CHICKEN FARM ALBANIA shpk.

Vendimi i asamblesë se ortakeve të shoqërisë CHICKEN FARM ALBANIA shpk date 07.05.2020 një miratimin e blerjes se 100% të kapitalit nga ortaku Julian Hyka, Se pari ketu, shitja (transferimi) i kuotave të shoqërisë është bërë ndërmjet z. Julian Hyka dhe shoqërisë CHICKEN FARM ALBANIA shpk. (këtu z.Andri Ibrahimi është i punësuar dhe nuk ka asnjë lidhje me shitjen e kuotave). Se dyti sekuestro e kuotave të shoqërisë nuk e ndalon shitjen apo transferimin e tyre tek palët të treta, pasi shoqëria shitet/transferohet me të drejtat dhe detyrimet e saj. Kjo rrezon pretendimin që transaksioni i shitjes (transferimit) të kuotave nga (z .Julian Hyka) tek shoqëria CHICKEN FARM ALBANIA bere jo-ligjërisht. 2.- Pretendimi i trete-Administrata Tatimore ka dërguar pranë QKB kërkesë një Vendosjen e masës se sigurimit të detyrimit tatimor një kompanine Urban Distribution, ne zbatim të legjislacionit tatimor. -Nga Administrata Tatimore është bërë urdhër bllokimi një llogarive bankare të shoqerise një detyrime tatimore, të cilat shoqëria i ka shlyer gradualisht.

Për sa me sipër theksojmë se detyrimet tatimore nuk e pengojnë në asnjë rast shitjen/transferimin e kuotave pasi shitja apo transferimi tek pale të treta nuk shmang detyrimet të cilat shoqëria ka ndaj Shtetit apo palëve të treta. /Lexo.al

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
'Favorizoi bashkëshortin', Ibrahimaj hedh poshtë akuzat e LSI: Do ndërmarr të gjitha hapat ligjorë

Pas akuzave që iu bënë ditën e djeshme nga Lëvizja Socialiste për Integrim, drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka reaguar dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë hapat ligjorë duke çuar Cakajn dhe LSI-në në gjyq për prishje imazhi të saj dhe të institucionit që drejton. 

”Në kushtet e lajmeve të shpërndara në media nga Znj, Silva Caka dhe LSI, e keqardhur që lufta politike po tregohet me të padrejtë e ashpër ndaj tatimpaguesve dhe Institucioneve, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre, me shqetësimin e dëmeve të tashme dhe të ardhshme të shkaktuara nga ky lajm dhe nga të tjerë që mund ta pasojnë atë, dua tju bej me dije se, do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore për mbrojtjen e të emrit dhe të imazhit tim dhe te institucionit qe drejtoj, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e publikut të gjerë që vërtetësia e lajmit është thelbi i vetë lajmit, dhe jo lajmi, cilido qoftë prodhuesi i tij.”

Me herët reagoi edhe kompania ‘URBAN DISTRIBUTION’ e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet