Akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës se ishte dënuar në Greqi, Çuçi: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq! Alternativa e tyre duhet refuzuar

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës se ishte dënuar në Greqi, Çuçi: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq! Alternativa e tyre duhet refuzuar

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kuçovë, ministri i Brendshëm dhe njëherazi drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Berat, Bledi Çuçi, foli edhe për akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari se është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq, janë akoma në nivelin e viteve ’90. Ai gjest i djeshëm që ata tentuan të bëjnë pis kryetarin tonë të bashkisë, është për t’u përçmuar nga e gjithë shoqëria”, deklaroi Çuçi.

“Kjo na bën që të refuzoni më shumë alternativën e tyre. Me votën plebishitare të Kuçovës t’i japim fitoren Partisë Socialiste. Të gjithë ne duhet ta dënojmë me forcë këtë gjest. Fitorja e PS në Kuçovë është e sigurt”, deklaroi Çuçi.

Ky reagim i Çuçit vjen pas lajmit se Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë nga disa akuzave dhe lajmeve që tregoni se ai është dënuar në Greqi. Hajdari ka bërë edhe vetë një reagim në të cilin tha se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, e ndërsa tha se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.

Hajdari ka thënë se në vitin 1999 ai mori rrugën për Greqi për të punuar, por u kthye mbrapsht në kufi dhe ka thënë se është hera e parë që mësoi mbi ekzistencën e këtij vendimi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 31/03/2023 21:38

    Qka krimineli nuk akuzon kolegët e krimit, ky ështé partner nybigami, nuk është qudi jeta ështé e ëmbël…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja