U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rikandidon sërish në këto zgjedhje të 14 majit, ka reaguar pas disa akuzave dhe lajmeve që tregoni se ai është dënuar në Greqi. Ai thotë se nuk ka qenë në dijeni të  këtij vendimi, e ndërsa tregon se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.

"Të nderuar bashkëqytetarë të Kuçovës, Sot jam njohur nga mediat për një “Masë edukuese qortimi” që Gjykata e Janinës kishte marrë ndaj meje në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Kjo është hera e parë që unë mësoj për ekzistencën e një vendimi të tillë, për të cilin sidoqoftë do të interesohem zyrtarisht mbi vërtetësinë e tij. Asokohe në moshën 17-vjeçare mora rrugën për të punuar në Greqi si shumë bashkatdhetarë të tjerë, duke lënë pas Shqipërinë e katandisur si mos më keq nga Saliu. Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje.

Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, masa qortuese që ka dhënë Gjykata e Janinës nuk ka qenë e detyrueshme nga unë për t’u deklaruar si vendim administrativ. Gjë që përcaktohet shumë qartë në formularin e Ligjit për Dekriminalizimin, më konkretisht pika 7. Thënë këto, kjo nuk është aspak penalizuese për kandidimin tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Bashkinë Kuçovë. Pra, s’ka asnjë pengesë ligjore.

Megjithatë jam i hapur për çdo lloj verifikimi nga agjencitë tona ligjzbatuese ndërkohë që do të vijoj fushatën elektorale për të fituar mandatin e dytë. Kuçova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme transformimi dhe së bashku do të çojmë përpara kantieret e punët e nisura përgjatë mandatit tonë të parë", shkruan ai.

Ky reagim vjen pas lajmit se Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë pikërisht prej këtij vendimi, por vetë kandidati e mohoi një gjë të tillë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 31/03/2023 01:34

    VAZHDO O KRESHNIK,,MOS U MERR ME LLUMIN E KOMBIT SALI KRIMINELIN,,AI E KA VENDIN NE GUANTANAMO,PER KRIME,,VJEDHJE DHE ARMIQESI NDAJ AMERIKES ,,MIKUT TONE ME TE MADH....

    Përgjigju
    • Fori: 31/03/2023 11:20

      E lumja ti o Parti qe ke komentues si ky!

  • Cuku: 30/03/2023 22:43

    O shoku Hajdar në 1999 kishte dy vjet qe ishte në Pushtet shoku Fatos, qe ju të Beratit e Kuçovës ishit gati të rrinit pa drita e ujë vetë ai të pajtohej me Metën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!