Akuzat ndaj prokurorit të Durrësit/ PD i del në 'mbrojtje': Rama të tregojë cilës bandë i shërben? Pse nuk është arrestuar ende...

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të zv. kryeministrit Erion Braçe lidhur me prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Arjan Ndoja. Përmes një deklarate të bërë nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj PD i kërkon kryeministrit Edi Rama përgjigje për disa pyetje, që lidhen pikërisht me prokurorin Ndoja. Ai kërkon të dijë se cilës bandë i takon Ndoja, prej sa kohësh Braçe dhe Rama janë në dijeni që ai punon për bandat dhe pse nuk është arrestuar ende ai.

"Sot shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë sesa e pafuqishme është qeveria e Edi Ramës për të luftuar me të vërtetë bandat dhe zyrtarët e lidhur me to. Nëpërmjet qëndrimeve burracake të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, shqiptarët panë sot një qeveri që ka frikë t’i përmendë emrin një bande për llogari të së cilës, si Edi Rama dhe Erjon Braçe denoncuan se punon prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Dhe ju e dini fare mirë se cili ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike në kohë për prokurorin në fjalë.

Ajo që presin sot qytetarët shqiptarë nuk është a ka Erjon Braçe lidhje gjaku me drejtorin e arrestuar të Kadastrës. Kjo nuk ka pikë rëndësie për çështjen në fjalë.

Dje dhe sot, Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit- citoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit. 

Ajo që prisnin sot shqiptarët nuk ishte refreni i propagandës bajate se “fajin e ka opozita”. Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin. 

Është urgjente që Edi Rama të përgjigjet për disa pyetje që sot ia bën çdo shqiptar.

Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja?

Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin? 

Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit?

Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin?

Këtyre pyetjeve Edi Rama duhet t’u japë përgjigje menjëherë. Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatmir thesi me letra çafaj: 05/10/2019 16:26

    O alibeja të gjith të njohin për fundërrin për familje tradhtarësh e ti do shërbesh për Shqipërin o hale degraduar.

    Përgjigju
    • Arbër: 05/10/2019 20:08

      Ky me gojën si qorap , pse nuk flet për vllaun e vet kriminel të dënuar në Gjermani...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar