Braçe: Prokurori Ndoja hetim pas kallëzimit anonim, nuk e kam kushëri kreun e Kadastrës...(një paralajmërim talebanit të PD)

TIRANE - Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zbuluar se nga se nisën hetimet për kreun e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Në një konferencë për mediat, ai tha se prokurori Arjan Ndoja ka nisur hetimet nisur nga kallëzimi i një personi anonim, që në deklarimet e tij as nuk e përmend në asnjë rresht drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, që dje u la nga Gjykata e Durrësit në masë arresti me burg.  Zv/Kryeministri e argumenton prezencën në sallën e gjyqit me faktin se ai donte të njihej nga afër me akuzën ndaj një nëpunësi shteti. 

"Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyrë e imja të dëgjoj akuzën. mbrojtjen në një proces që duhet të jetë i hapur transparent dhe i mbështetur në prova. Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare që ka servirur me gazetarët e tij prokurori, dhe që kanë raportuar në mirëbesim të një prokurori disa media. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të hershëm të ALUIZNI-t që është në arrati sot, nuk ka të bëje më grabitje dhe tjetërsim pronash.

Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshje dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje, dhe i është shërbyer sipas ligjit sipas lejeve të marra më herët. Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Unë ja kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ja fshehu dje gjykatës. Drejtuar Arjan Ndojës, madje lëvdohet ky prokuror në këtë kallëzim, janë 5 faqe. Kallëzuesi nuk përmend në asnjë rresht të tij drejtorin e ASHK-së. Ky prokuror ka marrë kallëzim nga shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së ku akuzohen nëpunës të tjerë, por jo drejtori i ASHK-së i vënë nën akuzë nga ky prokuror. Ky fakt ju fsheh dje gjykatës. Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë. Kontratat në të vërtetë janë të administruara në ASHK dhe janë individualizuar me pronar për çdo objekt. Bëhet fjalë për apartamente me metra katror individualizuar", tha Braçe.

Fjala e Plote e Braçes

Mirëdita! Dje isha prezent në një proces gjyqësor publik, të hapur për të gjithë dhe të pandaluar për kurrkënd, as për mua, meqë paska tronditur disa hajdutë kjo, ndaj një nëpunësi të shtetit, drejtuesi i Agjensisë së Kadastrës Shtetërorë në Durrës. Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është  detyrë e imja të shkoj, të dëgjoj akuzën, të dëgjoj mbrojtjen në  një proces që duhet të jetë i hapur, transparent, i drejte, i barabartë, i mbështetur në fakte dhe prova dhe pa më të voglin diskutim, profesional.

Çfarë është ky  proces dhe çfarë është kjo akuzë?

 Nuk është fare ajo që ka filtruar në publik prokuroria.

Nuk është fare ajo që ka servirur për gazetarët e tij prokurori.

Nuk është fare ajo që kanë raportuar në mirëbesim të një prokurori disa media.

Nuk ka lidhje me  çështjen e ish-drejtorit të ALUZNIT ndaluar pak ditë më parë në Durrës.

Nuk  ka lidhje fare me çështjen  e ish drejtorit të hershëm të ALUIZNI-t që është në arrati sot. Po prapë në Durrës.

Nuk ka lidhje fare me grabitjen dhe tjetërsimin  pronash.

Është një çështje krejt tjetër  shumë shumë e thjeshtë. Kompania “Lura Shpk” ka ndërtuar në çdo leje të mundshme, përfshirë dhe atë të kolaudimit me marrëveshje dhe kontrata legale me pronarët e një pjesë të truallit, kompleksin “Lura 3”.

Ka aplikuar për të regjistruar sipas ligjit çdo leje dhe është shërbyer konform ligjit.

Ka aplikuar për të regjistruar dhe certifikuar cdo  objekt të ndërtuar sipas lejeve të marra më herët dhe të regjistruara, me kufizime në certifikatë për objektet që janë pjesa takuese e pronarëve të truallit sipas marrëveshejs respektive. Është shërbyer konform  ligjit edhe në këtë rast. Kjo është çështja. Pra, nuk ka lidhje as me grabitje pruash e tokash në Gjirin e Lalzit, as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë ndonjëherë mëpërpara.

Askush nga palët në këtë çështje, as investitori, as ndërtuesit, as pronarët e truallit nuk janë ankuar apo nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. As askujt, as investitorit ,as ndërtuesi ,as pronarëve të truallit, as shteti po e po, nuk i është shkaktuar ndonjë dëm, qoftë fizik, qoftë monetar. Zero. 

Po kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai që ka kallëzuar? Ka kallëzuar një njeri anonim. As investoi ,as ndërtuesi, as pronari i truallit. Të gjithe përfituesit nga lejet e zhvillimet e të ndërtimit, por edhe nga marrëveshja mes tyre, të gjithë të padëmtuar. Pra, ka kallëzuar një anonim, pa lidhje me çështjen, fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Unë ia a kam dalë ta kem këtë kallëzim ,që prokurori ia fshehu dje gjykatës. Është ky këtu. Ky  është kallëzimi  i personit anonim, drejtuar Arian Ndojës prokuror  në Prokurorinë  e Përgjithshme dhe disa të tjerëve,  të cilët nuk kanë lidhje me kallëzime. Por drejtpërdrejte këtij prokuroi. Madje lëvdohet ky prokuror më ketë kallëzim. Janë 5 faqe, me datën që  korrespondon pikërisht me fillimin apo regjistrimin e procedimit penal nga ky prokuror. Në asnjë rresht të tij, në asnjë, merreni dhe shikojeni, kallëzuesi nuk përmend  drejtorin e ASHK-së në Durrës. Në asnjë rresht të tij kallëzuesi nuk akuzon për paligjshmëri apo shpërdorim  të detyrës drejtorin e ASHK-së në Durrës.  Kjo është e vërteta e  parë. Ky prokuror ka marrë një kallëzim nga një shtetas anonim, por njohës i procedurës së ASHK-së, nga përmbajta më rezulton kjo gjë, ku parmenden, akuzohen nëpunës e ish- nëpunës të tjerë, po jo i vetmi i vënë nën akuzë nga ky prokuror dhe që është dhe në burg, drejtori i ASHK-së në Durrës. Procedimi penal ka nisur, është regjistruar nga ky kallëzim anonim ku drejtori i ASHK-së së Durrësit nuk përmendet, nuk akuzohet, nuk kallëzohet gjëkundi. Janë të tjerë njerëz që parmendë këtu.

Po e përsëris, ky fakt iu fsheh dje gjykatës, po nuk ishte i vetmi. Prokurori mashtroi gjykatën dje, ku si pikënisje të këtij hetimi tregoi Drejtorinë e Policisë Durrës, seksionin e saj të krimit në ekonomi, e cila nuk a dijeni dhe nuk ka kryer asnjë veprim për këtë çështje. Prokurori mashtroi gjykatën dje kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit  dhe pronarëve të truallit janë në përqindje të pjesës takuese, të paindividualizura për pronarët duke synuar të mbështesë akuzën për “tjetërsim të pasurisë” .

Unë kam të gjitha kontratat që prokurori nuk ia tregoi gjykatës dje. Janë  kontrata të depozituara në ASHK, administruara atje, ku pjesa takuese është individualizuar me objekt për çdo pronar. Urdhëroni! Ky është depozitimi i kompanisë “Lura Shpk” në bazë kontratave që vijnë më pas të depozituara po prapë në ASHK dhe ku nuk bëhet fjalë për përqindje, po këtu bëhet fjalë për apartamente, madje dhe me sipërfaqet më m2 të çdo apartamenti të individualizuar, pastaj në përputhje me kontratat nga nënujësit e ASHK-së në Durrës përmes këtij procesverbali, apo këtyre shënimeve të mbajtura nga hartografët dhe hartografi konkret që është marrë më këtë çështje. Kjo është njëra prej kontratave ,të cilat dua t’jua tregoj, referuar atyre elementëve që ju tregova më herët, në të cilën  fare qartë pjesa takuese nominale  për pronari ne truallit është në mënyrën më të qartë të mundshme e individualizuar në objekt dhe në sipërfaqe.

Prokurori mashtroi dje gjykatën kur tha se mbi certifikatat e lëshuara për kompaninë “Lura” për objektet e ndërtuara tek kompleksi  “Lura3” nuk janë vënë kufizime. Unë verifikova dje volumenit dhe sistemin dixhital të ASHK-së në Durrës, në të cilat rezultojnë kufizime të vendosura për  njësitë që janë vënë në kontratë ,të ndara si pjesa takuese e ish pronarëve silos kontratave respektive.

Prokurori mashtroi gjykatën dje kur tha se kanë ndodhur 30 transaksione mes 90 njësive të ndara si pjesë takuese për pronarët e truallit. Unë verifikova në ASHK Durrës dje faktin që në asnjë nga 90 njësitë e pronareve të truallit të jenë nënshtruar një transaksioni tregtar që do të kishte tjetërsuar pronën e tyre sipas marrëveshjes kontraktuale midis kompanisë investitore dhe pronarëve të truallit.

Prokurori mashtroi gjykatën dje me dëshminë e një pronari trualli me konflikt të njohur me kompaninë “Lura”. unë verifikova dje në ASHK Durrës hartat dhe zotëria i dëshmisë sjell nga prokuroi si provë para gjykatës zotëron një truall të pretenduar disa km larg nga kompleksi “Lura 3”,  në kompleksin “Lura 1” që nuk është fare objekt diskutimi në çështjen për  të cilën është shprehur prokuroi dhe ka marrë vendim gjykata.  Meqë këtë punë e kam nisur herët, mbështetur në dokumente dh në fakte, ju më njihni. Kjo është harta. Këtu sipër është kompleksi “Lura 1” dhe këtu poshtë është kompleksi “Lura 3”. Shikoni distancën! Dhe dëshmitari i sjellë dje nga prokuroi i përket pikërisht objekti “Lura1”. Kjo është harta me objektet “Lura3”.

Të gjithë fatet që unë po ju tregoj janë në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Punonjësit më dëshmuan dje se ia kanë ofruar prokurorit , pro ai nuk i ka marrë. I ka mohuar gjykatës dje, pro ama tha se nëse ka prova të tjera ai ishte gati të reflektoi.

Të gjitha këto mashtrime para gjykatës më bëjnë të dyshoj se ky është krim që i ka marrë lirinë prej 4 ditësh një shtetasi.

Krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi nuk ka.

Krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi përmes sistemit të drejtësisë nuk ka. Dështim më të madh për sistemin e drejtëssië sa t’i marri lirinë një shtetasi në mënyrë të paligjshme nuk ka.

Ky është  akti i fundit, final, i një serie të gjatë kërcënimesh e shantazhi njëmujor ndaj drejtuesit të ASHK-së në Durrës. E shantazhin thuajse çdo ditë për  ta larguar nga Durrësi , herë me para, nën shërohen tipike mafioze dhe të neveritshme: “Sa të kushton vendi i punës ty?” Dhe herë tjetër brutalisht pak ditë para arrestimit: “Ik nga Durrësi deh ik tani!” E arrestuan dhe e mbajnë në burg vetëm për ta hequr nga Durrësi, në Durrës prokurorë e gjykatës, herë për interesa të tyre dhe herë të tjera epur interesa të sipërmarrësve apo banditëve që sillen si sipërmarrës, politikanë gjithëfarës duan me patjetër akses përtej ligjit në ZRPP-në e mëhershme, në ALUIZNI-n e mëhershëm dhe në ASHK tani. Kanë  bërë politikën e kuadrit, duan ta bëjnë ende. Ne nuk jemi ata. Nuk i kemi dëgjuar, nuk do t’i dëgjojmë dhe as kemi  për  t’i dëgjuar kurrë. Nuk ndikohemi prej  tyre e nuk do ndihmohemi kurrë nga ata për të ofruar akses të paligjshëm dhe askes kriminal në zyrat e shtetit.

Tani ,dy fjalë për vete. E para, unë bashkëshortja ime, prindërit e mi, familjarët e tyre e krushqitë e tyre, prindërit e bashkëshortes,  familjet e tyre dhe krushqitë e tyre, motra ime deh bashkëshorti i saj, prindërit e tij, familjet e tyre dhe krushqitë e tyre në rreth të parë, në rreth të dytë e në rreth të pafundmëm, po të doni, nuk kanë asnjë lidhje gjaku me drejtori ne ASHK-së në Durrës, familje e tij, familjen e bashëshrtes së tij, prindërve të tyre dhe krushqive të tyre ,të të gjithëve bashkë, këtu e në të gjithë botën. Talebani që e artikuloi këtë dje dhe ngrit mbi këtë shpifje një episod të tërë korrupsioni në qendrën e të cilit qenkam unë, por që  në fakt as ekziston, do të vijë ta provojë në gjykatë, në të cilën do vijë ai vetë dhe ku do të jetë fillimi epur të dhe rricën e tij të talebanëve  politik në përballje të përditshëm për çdo gjë të poshtër që i kanë bërë këtij vendi.

 E dyta, drejtuesin e ASHK- së Durrës, as e kam futur unë në sistem e as e kam komanduar unë, se i komanduar ishte, në detyrën të cilën mbante në Durrës. Nuk ka asnjë akt që dëshmon të kënetën,. Zero. Zero. Përkundrazi , drejtësi i ASHK-së këtu në qendër, i Agjensisë Shtetërore  të Kadastrës Kombëtare  mund të dëshmojë tërësisht të kundërtën. Ndërkohë që librat në Agjensinë Shtetëroe Kombëtare të kadastrës janë të hapura për gjtihësecilin prej jush.

 E treta, drejtuesin e ASHK-së në Durrës e kam takuar vetëm 2 herë gjatë gjithë jetës në 48 vite të miat dhe nuk e di në sa vite të atij, në muajin maj dhe në muajin qershor. Një herë në ASHK-në e Durrësit gjatë një inspektimi, ku bashke me mua në zyrën e tij ka hyrë një grup i madh qytetarësh që rrinin në radhë dhe prisnin duke kërkuar shpjegime për hallet e tyre pikërisht pranë kësaj agjensie. Dhe herën e dytë, këtu poshtë në katin e parë, gjatë një raportimi të përmuajshëm që secila prej 16 agjensive nën mbikqyrjen time bëjnë këtu në Kryeministri. Kamerat e të dyja institucioneve mund ta dëshmojnë fare mirë këtë gjë.

Me të kam folur në telefon, vetëm një herë, një herë të vetme, të shtunë e javës që shkoi pas një statusi të një tjetër talebani politik , i gjithi i rremë,  i kam kërkuar shpjegime në lidhur me atë që përshkruhej në atë status dhe që mora prej tij, pikërisht përgjigjen, se ajo ngjarje nuk ka ekzistuar kurrë.  Natyrisht që edhe ai mund të vinte në dispozicion kamerat, por përtej këtij fakti në atë bisedë të vetme telefonike për kuriozitetin tuaj dhe natyrisht për kënaqësinë e prokurorit kam marrë të gjithë dëshminë e historisë së shantazhit një mujor ndaj tij, me  emra me mbiemra, me episode dhe me çështje konkrete.

E katërta fill asaj dëshmie kam informuar drejtuesin e KLP, drejtuesin e policisë së shtetit, drejtuesin e Prokurorisë së republikës, kryetarin e Komisionit të ligjeve. Pa më ë voglin diskutim edhe kryeministrin e republikës. 

E pesta nuk kam patur asnjë kontakt me këtë prokuror. E kam njohur vetëm gjatë këtyre ditëve. Gabimi im që e kam njohur kaq vonë.

Nuk kam patur asnjë kontakt kurrë regjistroi  procedimin penal.

Nuk ka patur asnjë kontakt gjatë hetimit.

Nuk kam patur asnjë kontakt kur vendos arrestimin dhe pasi e vendosi arrestimin.

Nuk kam patur asnjë kontakt, dje kurrë lexoi akuzën dhe justifikoi para gjykatës arrestin, në ato që ju thashë pak më lart. Dje gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk kam patur asnjë kontakt me të. Nuk kam patur asnjë kontakt as gjatë vendimit. Përkundrazi gjatë gjithë kësaj fasho kohore , një muaj e ca, as kam qenë në dijeni, përveç se jam vënë në dijeni të shtunën që shkoi.

Nuk e kam  njohur , po e përsëris edhe një herë , as kam komunikuar kurrë në jetën time dhe me ca shoh nuk kam për të komunikuar kurrë në jetën time me të tillë njerëz. Gjykatësit e gjyqit të djeshëm as që i njoh fare dhe që nga dje as që dua të njoh as atë gjykatës.

As kam komunikuar ndonjëherë  me të, as kam ndërmend  të komunikoj ndonjëherë me të. Nuk kam folur gjatë gjithë kësaj periudhe, thjesht kam heshtur deri dje kurrë kam zbritur shkallët e gjykatë pas vendimit të marrë.

Po kam folur pas vendimit të gjykatës, më shumë për atë që di unë rreth ngjarjes, sesa për atë vendim. Pra , pas vendimit ku gjithçka e kishin bërë, dhe e kishin vendosur siç e kishin planifikuar.  Cili është presioni që paskam ushtruar unë ndaj këtyre të dyve? Cili? Që të vihesh  në dijeni të fakteve kriminale dhe pavarësisht kësaj të informosh institucionet e shtetit , dhe pavarësisht kësaj të shkosh dhe të durosh në sy para tyre  gjithë krimin e konsumuar hapur të lirisë së tjetrit. Ky është presioni?

E vërteta , patjetër që është e fortë por nuk është  presion ndaj njerëzve ët ndershëm kurrë në botë! Nëse ky prokuror dhe kjo gjykatëse dhe të tjerë prokuror dhe të tjerë gjykatës në sistem ende , që nuk janë nënshtruar procesit të vettingut, politikajtë e tyre, banditët e tyre mendojnë që do të ndalojmë mua të monitoroj, të dëgjoj, të faktoj , të vlerësoj dhe pastaj të flas publikisht për gjithë çfarë shoh që konsumohet si  krim mbi jetën e tjetrit  mbi pasurinë publike dhe mbi interesin publik , mbi interesat private, mbi pasurinë  e njerëzve  natyrisht që e kanë gabim.  Unë nuk i jam i kësaj race.

Korruptimi i  antikorruopsionit është krimi më i  madh që mund ti ndodhë një vendi. Unë  do ti dal për zot çdo nëpunësi të shtetit, që shërben orë e pa orë në zyrat e shteti mbështetur në ligj, dinjitet e me nder duke përmbushur çdo objektiv që kemi vendosur por shërbimin publik ndaj qytetarëve pa i ndarë ata kurrë në të pasur  apo në të varfër.

Pa më të voglin diskutim që unë do të vazhdoj të denoncoj , pafund çdo nëpunës shteti që del jashtë  këtyre parimeve, që ushtron detyrën në kundërshtim me ligjin për përfitime  të interesave private duke cenuar rëndë interesin publik dhe interesin e ligjshëm të shtetasve të tjerë.

Tani kam dy fjalë për partinë  e këtij sistemi. Për partinë e këtij sistemi të vjetër , e këtij sistemi kriminal, për partinë demokratike. Ju nuk keni turp, fare! Jeni tërësisht pa turp! Atë që  di unë  për këto katër ditë, pesë ditë në raport me udhëheqës tuaj që kanë folur me personazhe të kësaj çështje   padiskutim që do ta konsumojmë në ditët në vijim.

Po e përsëris ju nuk keni turp fare! Ju nuk keni asnjë gjë serioze në luftën kundër krimit dhe luftën kundër  korrupsionit . Ju i keni vetëm dhe thjesht propagandë . Propagandë politike dhe asgjë më shumë sesa kaq. Asgjë konkrete veçanërisht në raste si ky. Për ju jeta e njeriut nuk vlen. Liria e tij e garantuar nga Kushtetuta e republikës së Shqipërisë dhe nga zoti  mund të merret me pushke , siç e keni marrë në mënyrë më kriminale të mundshme  nga 92’deri 96’ në 97” e më tutje dhe veçanërisht këtu në bulevard si vrasës banal, ordiner, thjesht  dhe vetëm për  interesa pushteti. 

Por mund të merret edhe me burg, dhe e keni bërë , dhe e keni modë, sport, e keni bërë  me kryetar të opozitës dhe vazhdoni ta bëni me cilido tjetër që për  interesat e propagandës tuaj kriminale, e vini në fokus , e vini në shënjestër e doni ta kallni.

Ju jeni njishë me krimin, atë të rrugës , atë të ekonomisë se zezë, por mbi të gjitha atë të sistemit të vjetër të drejtësisë . I keni dhënë imunitet pikërisht krimit të sistemit të drejtësisë, dhe ju ka dhënë pandëshkueshmërinë, një marrëdhënie  korrpurrative që ka rrënuar totalisht themelet e drejtësisë në këtë vend. Ju jeni foleja, ku lindën e u rritën pikërisht këta prokuror  dhe gjykatës të korruptuar që vettingu po i nxjerr nga vrimat e zeza të padrejtësive ku ka qenë strehuar e ku kanë kafshuar njerëz të zakonshëm. Politikanët as kanë shkelur kurrë atje deri me sot .  Por njerëz të zakonshëm, interesat e tyre legjitime, private dhe publike por kurrë juve që hëm keni vjedhur, hëm keni vrarë publikisht në këtë vend.

Po e përsëris publikisht, ashtu siç fashizmi ka pushkatuar në këtë vend, ju jeni frymëzimi 30-vjecar dhe shpresa e fundit e krimit në këtë vend. Dalja zot ndaj këtij krimi, gjatë këtyre 48 orëve të fundit provon gjithçka.

Unë e kam ditur që më herët. Po e përsëris di gjithçka që keni komunikuar me personazhet e kësaj historie që flasin , e flasin , e flasin publikisht edhe për ju.

Së fundmi gjithë çfarë ju tregova këtu , shoqëruar me të tjera akte të institucioneve zyrtare të shtetit, përfshirë ILDKPI-në që është marrë me verifikimin e pasurive në kohë të ndryshme për nevoja të vettingut urdhëruar nga institucionet  e pavarura që veprojnë tashmë në këtë vend.  Përfshirë regjistrimet e kohë pas kohshme të policisë së shtetit, të veprave apo hetimeve në funksion të këtyre veprave penale që përshijnë pastrim parash, mashtrim , pasuri të paligjshme dhe të tjera si këto .

Që nga hëna e javës tjetër do ti vë në dispozicion një për nj organeve të vettingut. Edhe pse personalisht  mendoj që për një kategori njerëzish që janë sot në sistemin e drejtësisë nuk ka nevojë fare për vetting. Ka nevojë për hetime proaktive që vendosin para drejtësisë secilin prej tyre për vepra penale  të konsumuara në kohë të ndryshme dhe që i gëzojë sot nga Lezha, në Durrës, në Tiranë e gjetkë. Faleminderit!

Zv.kryeministri tha se nuk ka asnjë lidhje familjare me kreun e Kadastrës Durrës, siç dje hodhi akuza Partia Demokratike, por se e gjitha kjo ësht ënjë betejë për të mbrojtur punonjësit e shtetit të cilët nuk e kanë shkelur ligjin. Ai tha se as prokurorin Ndoja nuk e ka njohur më herët, dhe se është përballur me të vetëm në çështjen e fundit ndaj drejtorit të ASHK-së. Liridon Pula. I ashpër ka qenë në fjalimin e tij Braçe dhe duke iu përgjigjur sulmit të PD-së tha se opozita është frymëzim dhe fole e krimit, duke i quajtur talebanë. dhe ka deklaruar përballje në gjykatë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylberi: 05/10/2019 15:06

    SHUME E CUDITESHME KJO RAMA THOTE QE QEVERIA NUK NGATERROHET ME DREJTESINE PROKURORINE SI KA MUNDESI QE KRRICI I RAMES TE THYEJ DEKLARATEN E RAMES DHE AQ ME TEPER PER QENDRIMIN NDAJ TAHIRIT

    Përgjigju
  • asl: 05/10/2019 13:50

    Keto bajgat e pd qe vetem shpifin dhe nuk denohen per lajme te reme,sa do vazhdoje kjo histori?Si po veproni me gazeten qe dhalajme te reme per termetin ashtu te veproni dhe per analfabetet e pd.Asnje tolerim kushdo qe te jete Salijani, Alibehaj Berisha,Basha ka ikur etapa bej sipas qejfit.

    Përgjigju
  • Fkcf: 05/10/2019 13:15

    Zoti 1/2 Brace pse je kaq i interesuar ne kete ceshtje? Pse mban anen e drejtorit te kadastres ? Pse mbron pronaret qe kan ndertuar lura , dhe pyetja e fundit por jo me pak e rendesishja do fitoj partizani keye jave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja