Akuzat për hipotekat, LSI: Në 80%
të qarqeve kontrollohen nga Rama

Akuzat për hipotekat, LSI: Në 80%<br />të qarqeve kontrollohen nga Rama
LSI i është përgjigjur sot akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili bëri përgjegjëse këtë forcë politike për bllokimin e hipotekave të pronësisë për objektet e legalizuara nga ALUIZNI.
 
Rama hodhi akuza nga bashkia e Vorës ku zhvilloi një miting elektoral me mbështetës të PS.
 
Ndërkohë, LSI u përgjigj menjëherë përmes një deklarate për shtyp të nënkryetarit Luan Rama. Ai tha se 80% e hipotekave në qarqe kontrollohen nga njerëzit e emëruar prej Ramës.
 
“Në të gjithë bashkinë e Vorës janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë dot hipoteka, kjo është një çështje e tepsisë, kryetari i Rilindjes e di shumë mirë por e fsheh të vertetën, që hipotekën në Tiranë dhe në Durrës, në Vlorë në Elbasan dhe në 80 për qind të qarqeve e kanë njerëzit e emëruar prej tij.
 
Unë ftoj 3 000 mijë familjet që të paraqiten nesër pranë bashkisë së Tiranës që të marrin aktet në fjalë, dhe përgjegjësi i zyrës së regjistrimit të pronave të paluajtshme të bëjë gati aktet e pronësisë, të japë aktet dhe të vërtetojnë që këta e bëjnë po e ka pasur fajin LSI.
 
Në kompensim të ndihmës i kërkon që t’i japë votat për Rilindjen. Kjo vetëm sa zgjeron hartën e “Pazarit të Roskovecit” që unë e kam denoncuar dy vite më parë kur u humb bashkia e Pogradecit, e Lezhës e Mallakastrës, të cilat u humbën vetëm prej pabesisë dhe pazarit të Rilindjes.
 
Edhe në Vorë ka bërë të njëjtin pazar si në bashkitë e tjera.
 
Kryetari gjunjë këputur i rilindjes tha se LSI ka ndihmuar vetëm me votat e saj për reformat dhe asgjë tjetër, më lejoni t’ju kujtoj vetëm njërën prej tyre reformën në drejtësi, ideuar dhe konceptuar që Reforma në Drejtësi të shërbente që edhe pushteti i pavarur i drejtësisë të bëhej pronë e Rilindjes, reforma në drejtësi u votua me votën e 140 deputetëve në Kuvend falë këmbënguljes së LSI-së dhe mbi të gjitha Ilir Metës.
 
Kryetari i Rilindjes ka problemin e raporteve me rilindjen se raportet me PS ai i ka mbyllur përfundimisht
”, tha Luan Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar