Akuzat për Butrintin, Rama: Investimi do bëhet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan! Do jetë i pari park pa asnjë përqindje karboni, komplet zonë e gjelbër

Teksa iu përgjigj akuzave te opozitës për Parkun e Butrinit, kryeministri Edi Rama sqaroi se investimi do të bëhet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, duke theksuar se nuk është mëkat që Butrinti do të ketë aktivitete fitimprurëse. Ai shtoi po ashtu se Parku i Butrintit do të jetë i pari që do të hyjë në hartën e parqeve me zero përqindje karboni.

"E dini kush është fondacioni shqiptaro-amerikan? Është një kontributor i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë e me vakt dhe është një bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë prej kohësh. Ju po akuzoni se fondacioni shqiptaro-amerikan, kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë në SHBA dhe mbledhin fonde për Shqipërinë, na paska hyrë në marrëveshje sekrete me qeverinë për të hapur bare dhe restorante në Butrint sepse për ju bari dhe restoranti janë akoma e vetmja mënyrë si e shikoni ju fillimin e konvertimit të politikës në para sepse ju jeni autorët e kioskave. Jeni të njëjtët, nuk ndryshoni, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishin lindur kur u hapën kioskat. Kopeja juaj ka logjikën e vet, ju kioskën e keni në kokë. Keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë. Parku i Butrinit sot, falë punës që kemi bërë ne, këtyre marrëveshjeve, prej vitesh ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint në saj të këtyre marrëveshjeve që kontribuojnë për këtë vend. Butrinti patjetër që do ketë aktivitete fitimprurëse, ky nuk është mëkat, por ju duhet të shikoni se për çfarë do përdoren për Butrintin. Do përdoren për Butrintin. Parku do bëhet siç themi ne, ju flisni sa të doni, ne dimë se çfarë bëjmë, ju nuk dini se çfarë flisni. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro-amerikan. Ky fondacion nuk je kredi, nuk kërkon asgjë nga shteti shqiptar veç partneritetit. Ata investojnë dhe ne investojmë, së bashku siç kemi bërë në shumë projekte. Në Butrint po kalohet në modelin e administrimin e parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Qëllimi është që Butrinti të jetë Park Kombëtarë që të vazhdojë të rrisë fuqinë atraktive, të vijojë të zhvillohet në sensin e gërmimeve arkeologjike dhe ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe shumë falënderues fondacionit që ka marrë përsipër këtë investim, të kërkuar prej nesh. Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje dhe falënderues që fondacioni ka marrë përsipër të bëjë këtë investim. Fondacioni ka pranuar të hyjë në këtë proces dhe Butrinti do të jetë edhe e para zonë e cila do të hyjë në hartën e zonave pa asnjë përqindje karboni, pra komplet zonë e gjelbër në sensin jo me pemë dhe shkurre por me të gjitha aktivitetet e brendshme pa asnjë përqindje karboni. Për të gjitha këto, jemi shumë krenar", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh