Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj depoziton sërish padinë për fyrje ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha. Padia e ministrit është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës nga avokati i tij Ardian Visha. 

Kjo padi vjen pesë ditë nga pushimi i padisë së parë nda Bashës ku gjyqtari Lazër Sallaku argumentoi si shkak të pushimit mungesën në seancë të Beqes dhe avokatit të tij.

Sekretaria e gjykatës ka administruar këtë padi dhe pritet që gjatë javës të përcaktohet shorti dhe data e nisjes së seancës midis ministrit të shëndetësis dhe kreut të opozitës.

ceshtja penale

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)