Napoli dhe Milan do luajnë të martë në 21:00 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League. Kuqezinjtë fituan 1-0 një javë më parë në "San Siro", me napoletanët që kërkojnë të përmbysin gjithçka në stadiumin e tyre.
Për këtë ndeshje, UEFA ka caktuar që arbitri polak Szymon Marciniak të jetë kryesor. Marciniak vlerësohet si arbitri më i mirë në botë, teksa drejtoi edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në "Katar 2022".
Një javë më parë në Milano, arbitri Istvan Kovacs mori vendime të dyshimta, me UEFA-n që e ka pezulluar. Për të shmangur dyshimet në lidhje me gjykimin, në ndeshjen e kthimit mes italianëve në Champions League, UEFA ka caktuar arbitrin më të mirë për momentin.
A PO ME I MIRI ESHTE SE JA DHUROI BOTERORIN RAKITIKUT MESSI,,,,,PER KETE ESHTE ME I MIRI
Përgjigju