Ky fakt konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilat sqaruan se hetimet ndaj Tahirit kanë nisur për veprën penale “kanosje e gjyqtarit” parashikuar në nenin 317 të kodit penal.
Të njëjta burime sqaruan se si prova material për të hedhur dritë mbi këtë vepër penale janë sekuestruar pamjet filmike të konferencave të ministrit Tahiri në lidhje me akuzat ndaj Aliajt i cili ishte gjyqtari që pezulloi nga detyra drejtorin e policisë Haki Çako në lidhje me hetimet për pajisjen përgjuese “IMTSI Catcher”.
Dhe pse ende nuk është caktuar një datë apo dërguar flet thirrje për të dhënë deklarime pritet që në ditën në vijim në prokurorinë e përgjithshme të japi deklarimet e tij Minsitri Tahiri dhe gjyqtari Arjan Aliaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com