Akuzat për mashtrime tatimore aprovohen, Organizata Trump gjobitet me 1.6 mln dollarë, ish-presidenti nuk u paraqit në gjyq

 Akuzat për mashtrime tatimore aprovohen, Organizata Trump gjobitet me 1.6 mln dollarë, ish-presidenti nuk u paraqit në gjyq

Donald Trump

Donald Trump, u dënua nga një gjykatë në Nju Jork ditën e sotme me gjobën maksimale prej 1.6 milionë dollarësh pas skemës së mashtrimi fiskal që ka të paktën para 10 vitesh më parë.

Pavarësisht se vetë gjoba është relativisht e vogël për një biznes të madh, dënimi penal që mori një ish-president është shumë me vlerë dhe i rëndësishëm për opinionin publik, për më tepër në demokraci.

Në kohën kur ishte president, ai nuk kishte deklaruar të ardhurat nga bizneset e tij dhe shkeli shkeli traditën politike dhjetëra vjeçare, duke mos publikuar në mënyrë vullnetare informacionet lidhur me të ardhurat e tij në kohën kur ishte kandidat për president. Taksat e bëra publike janë ato viteve 2015-2020. Bëhet fjalë për 2700 faqe të deklarimeve tatimore të zotit Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump dhe më shumë se 3000 faqe të tjera të deklarimeve tatimore të bizneseve të tij.Dy entitete nga grupi i tij i madh i pasurive të paluajtshme u dënuan muajin e kaluar me 17 akuza, të tilla si mashtrimi tatimor dhe falsifikimi i të dhënave të biznesit – biznesi kryesor i Trump Corp dhe Trump Payroll Corp.

Sipas ligjit të Nju Jorkut, gjoba më e madhe që kompanitë mund të ishin gjobitur ishte rreth 1.6 milionë dollarë. Vetë Trump nuk ishte në gjyq dhe mohoi se kishte njohuri se drejtuesit e tij i shmangeshin taksave në mënyrë të paligjshme.

 “Sot, kompanitë e ish-presidentit Trump u dënuan me gjobat maksimale të lejuara me ligj, pas dënimeve historike për një total prej 17 krimesh. Zyrtari kryesor financiar Allen Weisselberg, Korporata Trump dhe Korporata Trump Payroll kryen dhe përfituan nga mashtrimet gjithëpërfshirëse për më shumë se një dekadë. Ndërsa korporatat nuk mund të vuajnë dënimin me burg, ky dënim dhe dënimi me pasojë shërben si një kujtesë për korporatat dhe drejtuesit se nuk mund të mashtroni autoritetet tatimore dhe t’i shpëtoni", tha prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin