Akuzat për ndërtimet, Veliaj: E lë punën po gjetët pllaka me 60 euro metri katror! E dhimbshme që Berisha ka drejtuar Shqipërinë por s’di çmimet

 

Erion Veliaj ka komentuar çështjen e ndërtimit të shkollave të reja duke thënë se nuk ka pllaka me 60 euro metri katror. sipas Veliajt, me të njëjtin standard si shkollat bëhen edhe pallatet ndaj sfidon se e lë punën nëse gjejnë pllaka me këtë çmim.

Për Sali Berishën shprehet se është e dhimbshme që një person që ka drejtuar vendin nuk e di si janë çmimet.

“Sot nuk gjen pllaka me 60 euro metri katror. nëse shkolla është 10 mijë metra katror, si Sami Frashëri, Vaçe Zela e Nënë Tereza, e lë punën sot po gjete pllaka me 60 euro metri katror. një njeri që ka drejtuar Shqipërinë nuk e di sa janë çmimet dhe kjo është e dhimbshme. Instalimet në shkollat do i bësh si pallatet. Një politikan që në 60 vite angazhim nuk di çmimet. Mjafton të shihje Saliun si i fliste karrigeve të kuqe e kupton që duhet adresuar mjekëve. Sa është metri katror i çmimeve në Tiranë, me aq ndërtohen nga shkollat.

Ngeli ta zbulojë Saliu ndërkohë që kemi 5 palë sy auditi e kontabilistësh që shohin çdo investim. Shkollat e BE janë më të shtrenjta. Nëse shkolla është në ambient rural dhe s’ka ashensor e punime nëntokë, në fshat shkon 350 euro metri katror. Me aq herë sa i kanë çuar shkollat në SPAK s’do isha me juve këtu. Monika Kryemadhi shkonte në SPAK për Sami Frashërin. Të shohësh gruan që varet te tela përdit, po mirë ju vjen turp. Unë jap llogari në SPAK e kudo, po duhet mbajtur dhe një përgjegjësi”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s'e bëjnë në Shkodër, e kanë vetë në dorë! Berisha-Meta, rrena të reja dhe të vjetra! Këlliçi, kukulla e radhës


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë