Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, premtimi i Belind Këlliçit për të bërë transport falas në Tiranë është absurde dhe një rrenë e re. Veliaj tha në ‘Kontrast’ në Report Tv se nëse qenka e mundur diçka e tillë pse nuk e bën në Shkodër Berisha-Meta?
“Tani këta e kanë në dorë Shkodrën. Pse nuk e kanë bërë falas transportin në Shkodër. Kanë dy programe: një për ata që tashmë i kanë rrejt si në shkollë dhe një për ata që duan me i rrejt”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë në Report Tv se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Konstrast’, Veliaj thotë se kjo është arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.
Belind Këlliçin e quan kukulla e radhës ndërsa 'mjeshtrin që e drejton kukullën' e cilëson Sali Berishën që i shkoi në derë të shtëpisë duke folur me gjuhë hakmarrje se do i marrë bashkinë e Tiranës.
“Kjo është garë mes të vjetrës dhe të resë. Kemi disa njerëz që janë duke folur për shkollën, rrugën konkrete. Rakipi në Kamëz po flet për projektin e liqenit të Paskuqanit. Mënyra si është bërë pedonalja e Golemit dhe rezervimet deri në tetor janë konkrete. Nëse filozofia jonë është hallet e njerëzve, t’i japim zgjidhje. Një parti që shpenzon ose grupim që shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh është shkelje e rëndë e etikës. Nuk është pa para një parti që shpenzon aq shumë. Ende nuk dihet burimi. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë. E kam makinën por pa targë. Kjo forcë politike ka provuar që vret njerëz në bulevard. Ne kemi një kundërshtar që quhet Ilir Meta e hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Përderisa nuk vënë emrin, e ka këtë hall. Saliu nuk e vë dot se është non grata. Nuk ka rëndësi kush është kukulla e radhës, por mjeshtri. Mua në derë të bashkisë me megafon më erdhi Sali Berisha. Sfidën në derën e shtëpisë me kodet e hakmarrjes e bëri ai duke thënë ‘këtë do ta marr unë’”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sërish stadiumin bosh, teksa fliste Berisha në çeljen e fushatës së opozitës. Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se Berisha është jashtë realitetit. Ai i cilësoi qesharake edhe deklaratat e Berishës për lidhje me iranianët. Kreu i Bashkisë u shpreh se Saliu ka probleme me djalin dhe Gërdecin ku u vranë njerëz.
“Sot ti dëgjon Saliun që kalon me orë të tëra dhe flet jo për iranianët, jo po Sulejmani, jo po këto i njeh Lali, muhabete kot! Dhe zbulohet që keta ishin disa njerëz që shkonin dhe blinin mish. Po të shikosh, tani nuk dalin e flasin më se kanë frikë se mos ju dalin të tyret këta. Njerëz që unë as që i kisha takuar ndonjëherë. Ti aty kupton që përroi psiqik i ndërgjegjes nuk ka pse na merr edhe ne përpara, përroi psiqik le të marrë atë. Unë e kuptoj, ka probleme me djalin, ka probleme me Gërdecin, ka probleme që ka vrarë njerëz, ato janë halle, mos i rëntë njeriu! Por i zgjodhën vetë ato vendime”, tha Veliaj.
Duke folur për ndërtimet e shumta në Tiranë, Veliaj tha se kundërshtarët e tij politikë nuk e akuzojnë më për kullat, pasi janë bashkëpronar ose të financuar nga ata që ndërtojnë. Për Veliajn, akuzat e ngritura qeverisë për ligjin e ri për ndërtesat mbi 50 vjeçare janë mashtrimi i radhës, pasi asnjë ndërtesë nuk do të shembet pa dakordësinë e të gjithë banorëve të pallatit.
Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duke thënë se shumica janë të majtë që hiqen si të djathtë. Sipas Veliajt, nuk merret me ata që i quan ‘pjellat e PD’ se janë humbje kohe.
“Poshtërimi që iu bë Berishës është mungesë etike. Si mund të kishte stadiumi më shumë njerëz për Ilir Metën. Bëhet burri lolo për të shpëtuar hallin e vet. Thonë halli ynë u bëftë i të gjithëve. Ne themi hallet u bëfshin zgjidhje. Këtu e majta është forcë dominuese. PS ka dhe një këshill të vetëm, ne s’kemi kompleks për drejtuesit.
Ti ke sot kandidat komunist, marksist, shumicat e kandidatëve janë të majtë e hiqen si të djathtë. Vendi dominohet nga e majta. Unë dua të avancoj kauzat e majta, është gëzim kur kërcejnë nga e djathta e shkojnë në leninizëm. Kur thonë falas e falas, janë përtej Enverit. Kur sheh kandidatët që thonë liri demokraci, është fyerje për të përndjekurit. Në këtë situatë, të merresh me të gjithë pjellat e PD është humbje kohe. Ti pa fituar gjë e të ka hipur tangërlliku për t’u futur me autobus në stadium.
Nuk dua të them marrëzi që si besoj as vetë”, tha Veliaj.
Në intervistën për ‘Kontrast’ në Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzoi Belind Këlliçin se nuk flet më për projektin e pastrimit të ujërave të zeza për shkak se ia ka ndaluar Ilir Meta.
“Nuk flasin më për pikën e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Për atë projekt gjysma e Partisë së Ilir Metës është futur në burg. Mbaruan lekët e japonezëve para se të përfundonin punën. Dhe kur kukulla e radhës e mori vesh këtë nuk foli më. E keni vërë re që nuk merren më me kullat? Patjetër! Se kur marrin fondet ua japin ndërtuesit kushti është që të mos flasin më. Familjarët e tyre janë projektues kullash. Një pjesë e tyre janë aksionerë në kulla”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thotë se stadiumi ishte bosh kur foli Sali Berisha në hapjen e fushatës për shkak se aq sa kishin ardhur ishin aty për Ilir Metën dhe ata ikën.
“Në një moment Saliu kishte më shumë kandidatë sesa spektatorë. Dikur e quante ‘arena e korrupsionit’. Stadiumi ishte gjysmë dhe ajo gjysma ishte për Ilir Metën dhe kur ai mbaroi fjalimin të gjithë ikën dhe për Berishën më erdhi keq. Ai ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kemi shumë psikologë që mund të ndihmojnë në këtë rast”, tha Veliaj.
Erion Veliaj ka komentuar çështjen e ndërtimit të shkollave të reja duke thënë se nuk ka pllaka me 60 euro metri katror. sipas Veliajt, me të njëjtin standard si shkollat bëhen edhe pallatet ndaj sfidon se e lë punën nëse gjejnë pllaka me këtë çmim.
Për Sali Berishën shprehet se është e dhimbshme që një person që ka drejtuar vendin nuk e di si janë çmimet.
“Sot nuk gjen pllaka me 60 euro metri katror. nëse shkolla është 10 mijë metra katror, si Sami Frashëri, Vaçe Zela e Nënë Tereza, e lë punën sot po gjete pllaka me 60 euro metri katror. një njeri që ka drejtuar Shqipërinë nuk e di sa janë çmimet dhe kjo është e dhimbshme. Instalimet në shkollat do i bësh si pallatet. Një politikan që në 60 vite angazhim nuk di çmimet. Mjafton të shihje Saliun si i fliste karrigeve të kuqe e kupton që duhet adresuar mjekëve. Sa është metri katror i çmimeve në Tiranë, me aq ndërtohen nga shkollat.
Ngeli ta zbulojë Saliu ndërkohë që kemi 5 palë sy auditi e kontabilistësh që shohin çdo investim. Shkollat e BE janë më të shtrenjta. Nëse shkolla është në ambient rural dhe s’ka ashensor e punime nëntokë, në fshat shkon 350 euro metri katror. Me aq herë sa i kanë çuar shkollat në SPAK s’do isha me juve këtu. Monika Kryemadhi shkonte në SPAK për Sami Frashërin. Të shohësh gruan që varet te tela përdit, po mirë ju vjen turp. Unë jap llogari në SPAK e kudo, po duhet mbajtur dhe një përgjegjësi”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se ideja e Belind Këlliçit për të bërë tunele nëntokë nuk realizohet. Sipas tij kanë vitë që eksplorojnë çdo gjë dhe është e pamundur të bëhet. Ndërkohë tregon planin e PS për të bërë njerëzit që të lënë makinat për të ulur trafikun.
“Sheshi Skënderbej është 5 kate nëntokë. Të gjitha idetë kemi vite që i eksplorojmë. Për shpirt do i bëja vetë falas. Nuk ka asnjë vend të botës që njerëzit prej autobusit të lënë njerëzit makinën. Në Itali dështoi me sukses. Po do të vjedhësh diçka, vidhe tamam të plotë. Në të gjitha qytetet, lëvizja ekspres bën njerëzit që të lënë makinën. Do të jetë Kinostudio-Kombinat që do të jetë e pandërprerë nga kthesat. Kemi një skuadër profesionistësh. Në qendër do kemi stacion tranzit pas Operas dhe do i publikojmë të gjitha piketimet. Terminali lindor ka mbaruar ndërkohë që fillojmë dhe terminalin perëndimor te kthesa e Kamzës. Nuk do të ketë stacione autobusi në qendër të qytetit. Në terminali kryesor do niset rrugëtimi i gjatë. Ne nuk e kemi luksin për të gënjyer. Ne e pamë Tiranën falas me torta e govata. Zgjati pak e na dëmtoi shumë”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se Berisha dhe Meta e duan bashkinë e Tiranës vetëm sepse pretendojnë se kështu do të rrëzojnë Edi Ramën.
“Beteja për transformimin e Tiranës se ku do të gjejmë terren për të vazhduar punën. Ndërsa problem i tyre është tjetër. Kam dëgjuar që thonë se ta marrim bashkinë për të rrëzuar Ramën. Tirana ia ka parë qarin bashkëpunimit me Edi Ramën. Ajo që na rezulton është që këta bllokonin çdo projekt kur kishin konflikt me Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj në ‘Kontrast’ në Report Tv.
I pyetur për shkollat në Kryeqytet Veliaj tha se që nga çlirimi i Shqipërisë nuk është bërë kurrë
“një buqetë kaq e madhe shkollash”.
“Për një vit ne do të mbyllim këto të lotit të fundit. Sot kemi dy shkolla me emra të kolegëve tuaj ‘Ardian Klosi’ dhe ‘Andrea Stefani’. Dhe të gjithë nxënësit që shkojnë në këto dy shkolla më parë shkonin në shkolla të tjera dhe ngarkesa është më e vogël”, tha Veliaj.
Je krijesa me e ndyre, me e felliqur, me mashtruse, me pa shtylle kurrizore, me i paburre, me langaraq, me pa dinjitet dhe me e shpifur qe ka pasur ndonjeher ky vend. Fatkeqesi e madhe per Tiranen dhe gjithe Shqiperine. Sinqerisht nuk e kuptoj si mund te kete ende njerez qe te votojne ty. Je fallco ne cdo fjale qe flet dhe tani dukesh qarte qe je edhe ne siklet. Fatkeqesi e madhe ):!
PërgjigjuImagjino tani se çfare jeni ju qe nuk mundni dot as kete "te ndyrin". Kupton ti tani??? Hahagahaha
Erjon perveç gjithçkaje tjeter, ne çdo dalje qe ben ne çdo aktivitet ne çdo takim ne çdo hap qe hedh sa hap syte mengjes e derisa i mbyll ato TI percjell stres, irritim, sekëlldi per njerezit. Erjon erdhe me shume tamtame por kurre per asnje moment nuk mbajte asnje premtim apo fjale te dhene. Mandatin e dyte ke sherbyer dita e nate vetem per mafien e ndertimit dhe interesat e cilitdo bandit apo kriminel ne kuptimin e plote te fjales i maskuar si biznesmen. Erjon ikja jote nga ai post e ka marre rrugen prej mese dy apo tre vitesh. Qe nga prishja mizore e teatrit kombetar e etj etj etj maskaralleqe qe i ke bere Tiranes. Kushdo, kushdo te vije ne 15 Maj kurren e kurres ska per te bere më keto pislleqe qe i ke bere me aq zell me aq patos me aq shtirje e aq maskarallek Tiranes qe eshte shtepia e gjithe Kombit Shqiptar. Dil sa me pak ne TV keto dite te ngelura deri ne 14 Maj.
PërgjigjuSado qe te mos e pelqejme Berishen, rralle gjen momente te tij te neperkembe kandidatet, perfshire edhe Kellicin. Jo me larg se java qe kaloi, mjeshtri i batutes imorale Rama, per te qindten here tallte Veliajn apo me keq Kavajen. Njerez pa dinjitet dhe integritet si puna ketij duhet me i nejt larg, aq shume ere prapanice Rame mban! E quajne vlere sibte ndenjurun pas prapanices se tij ashtu edhe kur i perdore si leter higjenike.
PërgjigjuMe leket qe vjedh ti o Lali Eri jo trasport falas behet por edhe avjona falas behen !!! Policia bashkiake e Tiranes eshte e vetmja qe punon me plan gjobash …. I rrope qytetsret per nje leje ndertimi me taksa dhe gjoba nen dore o monster !!!
PërgjigjuShume fjale te verteta keto,se berisha e meta nuk i intereson ky popull,vetem interesat e veta
PërgjigjuPo shkodra eshte e persekutuar si nga komunizmi edhe nga i biri tij rama o lali plehu. Nuk do arrish askund me blerje votash e mjeranesh qe mban pas vetes
PërgjigjuShkodra ka qen persekutuar nga te te tere. Nuk eshte se sala i dhe ndonje ndihmese
e vertet eshte ato dnuk duan te punojn per tiranen
Përgjigjusepse ne Shkoder shoku veliaj nuk ka buxhetin qe ke ti, ase shkodra dy linja ka dhe eshte nje quytet mne i vogel. Tirana eshte qendra, me e madhja, me buxhetin me te mnadh, thuajse gjysma e buxhetit krjet basghkive te shqiperise. dhe arsye te tjera ka plto, por ti nuk je aty per ye qene kryebashkiak i njerezve, por i oligarkeve dhe i krimit e pastrimit te parave, te fala
PërgjigjuErion Veliaj je hajdut, je I korruptuar, dhe te duhet pushteti te korruptosh akoma me shume e te mbyllesh me leke problemet qe ke me drejtesine.je kukull per vete, e Edit. Po te kishe ide, sdo merreshe me kunderhshtaret
PërgjigjuJu shkodrant malokt e Saliut do vdisni she s meritoni zhvillim akoma me dy gishta keni ngelur