Akuzat për pasurinë, dhëndri i
Berishës padit deputetin Balla

Akuzat për pasurinë, dhëndri i <br />Berishës padit deputetin Balla
TIRANE - Dhëndri i Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ka paditur deputetin socialist Taulant Balla për shpifje, lidhur me akuzat që ky i fundit ka hedhur edhe ndaj dy fëmijëve të Kryeministrit Berisha për pasuri të paligjshme. Padia e cila është dorëzuar më 21 dhjetor në Gjykatën e Shkallës së Parë do të shqyrtohet nga gjyqtari Agim Bendo.

Përmes kësaj padie dhëndri i Kryeministrit kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë lekë të reja.

Padia mban numrin 20704 ndërsa paditës listohet vetëm emri i Jamarbër Malltezit. Dy fëmijët e Kryeministrit Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha të cilët gjithashtu janë akuzuar nga deputeti Balla për pasurinë e tyre, nuk e kanë paditur këtë fakt.

Në faqen zyrtare të Gjykatës shkruhet se padija është e llojit: “Objekti: Detyrim i te paditurit Taulant Balla t’i shpërblejë paditësit Jamarber Malltezi dëmin jopasuror në shumën 2.000.000 (dy milion) lekë”.

Vetëm dy ditë më parë fëmijët e Kryeministrit Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha reaguan lidhur me këto akuza duke deklaruar se pasuria e tyre është e ligjshme ndërsa theksuan se do ta çonin çështjen në gjykatë.



Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë