Akuzat për përdhunim, Kylian Mbappe bën prapakthehu: Po, kam pasur marrëdhënie konsensuale! Denoncimi nga një tjetër femër

Akuzat për përdhunim, Kylian Mbappe bën prapakthehu: Po, kam pasur marrëdhënie konsensuale! Denoncimi nga një tjetër femër

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po hetohet në Suedi për përdhunim pas një ankese ndodhur fundjavën e shkuar. Tanimë ka zhvillime të reja nga kjo ngjarje, me sulmuesin e Real Madrid që ka pranuar se në Stochkolm ka pasur marrëdhënie konsensuale (mbrëmjen mes 10 dhe 11 tetorit).

Nëse më herët Mbappe i quajti lajmet si "fake news", tanimë për herë të parë ai pranon marrëdhënien konsensuale, ndërsa mediet thonë se ankesa ka ardhur nga një tjetër grua.

'Le Parisien' u përpoq të ripërpunonte faktet, duke konfirmuar praninë e Mbappe në Stockholm me ftesë të ish-shokut të tij të skuadrës Mukiele, për të përfituar nga pushimi ndërkombëtar dhe për t'u larguar disa ditë nga rutina e zakonshme e vështirë e stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Denoncimi sipas përfaqësueseve të tij ka ardhur nga një tjetër femër

Le Perisien ka provuar të ndërtojë nga e para këtë histori duke analizuar faktet. Fakt është që Mbappe ka qenë në Stockholm, ka qenë në atë hotel ku është zhvilluar një festë private. Francezi ka pasur një marrëdhënie me një femër, por jo kundër dëshirës së saj. Denoncimi për përdhunim dhe ngacmim ka ardhur në zyrat e Prokurorisë nga një tjetër femër. Pavarësisht se kanë kaluar katër ditë që kur është bërë denoncimi, as Mbappe as përfaqësuesit e tij nuk janë informuar për këtë zhvillim të ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje