Akuzat për shitblerje të votave, shtyhet sërish seanca në Dibër për dosjen 184! PD ndryshon kërkesë: Të përjashtohet gjyqtari (VIDEO)

DIBËR- Shtyhet për herë të dytë seanca për dosjen e 184 e bujshme të Dibrës, pasi ndryshe nga seanca e kaluar ku përfaqësuesi i PD kërkoi kalimin e dosjes në GJKKO, kësaj radhe kërkuan ndryshim të trupit gjykues. Gjykata e Dibrës ka caktuar datën 12 shkurt 2021 të zhvillohet seanca në ngarkim të 4 të akuzuarve për shit-blerje të votave.

"Sot ishte seanca e radhës, kishim paraqitur një kërkesë për marrjen e akteve proceduriale të procedimit penal. Gjykata e pranoi kërkesën por fatkeqësisht na vuri në dispozicion vetëm aktet materiale të saj, aktet shkresore. Ne kishim bërë kërkesë për materialet audio, CD. Në mënyrë të pashpjegueshme gjykata nuk na i vuri në dispozicion. Kërkuam arsyen. Gjykata pasi u konsultua, prokurori në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi në mënyrë kategorike vënien në dispozicion të tyre duke i konsideruar personale.Ju jap me garanci që në 19 fashikujt hetimorë ka shumë biseda të patranskiptuara, janë bërë në mënyrë pjesore ose aspak.

Po na pengojnë një të drejtë themelore. Unë si përfaqësues i PD-së kërkova përjashtimin e gjykatësit Xhevdet Lika nga shqyrtimi i kësaj çështje sepse ka marrë një vendim hapur të njëanshëm dhe të pabazuar në ligj. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë që një procedim penal mos tu vihet në dispozicion palëve. U ka mohuar të drejtën palëve të mbrohen. Si mund të jenë personale aktet e një vepre penale vetëm prokurorin në Dibër kam dëgjuar", tha përfaqësuesi i PD.

Ndërsa pala e të pandehurve kërkoi në gjykatë të pushohen hetimet me argumentin se nuk ka prova.

“Kryetari i bashkisë është gjetur, ka nënshkruar një prokurë të posaçme për tu përfaqësuar nga unë. Nuk di arsyen pse nuk paraqitet në gjykatë. Kjo është seancë paraprake nuk diskutohet fajësia. Sot i kërkuam gjykatës pranimin e kërkesës për pushimin e gjykimit. Për Dionis Imeraj nuk është provuar kryerja e veprës penale”, tha avokati i Imerajt.

U zhvillua normalisht seanca gjyqësore. Politizimi nga ana e përfaqësuesve të PD nuk është normal, është ndikim i paligjshëm ndaj gjyqtarit. PD nuk e ka sqaruar qartë pozicionin procedurial në këtë proces, ankimi është bërë nga Edi Paloka, nuk mund të vinte PD si subjekt politik. Nuk ka prova nga prokuroria dhe përgjimet janë të pavlefshme”, u shpreh avokati i 4 të pandehurve.

Në mes të pandehurve ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016. Të pandehur nga Prokuroria janë marrë 4 persona, shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti. Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”. Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.

Të pandehurit gjatë periudhës së zgjedhjeve kanë qenë me detyrë: Robert Aga ish-shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Dosja 184 në Dibër për shit-blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 2016, shtyhet sërish seanca 

Dosja 184 në Dibër për shit-blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 2016, shtyhet sërish seanca. Seanca e radhës do të mbahet në 12 shkurt ora 11:00. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, nis viti jubilar i shpresës! Besimtarët marshojnë nga memoriali i Skënderbeut drejt katedrales së re të qytetit

Lezhë, nis viti jubilar i shpresës! Besimtarët marshojnë nga memoriali i Skënderbeut drejt katedrales së re të qytetit