Akuzat për shit-blerjen e votave dhe kanosje të zgjedhësve, Gjykata kalon për gjykim 4 të pandehurit e dosjes ‘184’ në Dibër

Këtë të premte, Gjykata e Dibrës kalon për gjykim 4 të pandehurit e dosjes e bujshme ‘184’,  lidhur me akuzat për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, në zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës, të zhvilluara para 4 vitesh.

Për krime zgjedhore, për dosjen 184 do të gjykohen Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë.

Ndërkohë, trupa gjykuese nuk ka pranuar ankimin e palës paditëse për vazhdimin e çështjes ndaj Dionis Imerajt , Korab (Imer) Lala, Afrim Mikli, Arben Keshi, Bekim Krashi. Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa tha se me këtë vendim gjykata dështoi të japë drejtësi dhe se ata do ta ankimojnë. Në sallë sot për tu njohur me vnedimin janë paraqitur ish drejtori arsimit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, ish administrator i njësisë administrative Tomin.

Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen 184 dhe mori të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. Për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes. Këta shtetas sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj nuk mund të merren në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim. 4 personat që kanë dalë sot në Gjykatë janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Gjykata rrëzon ankimimin e PD për pushimin e hetimit për kryebashkiakun e Dibrës dhe 3 të tjerët, avokati: Vendim i padrejtë! Do e apelojmë (VIDEO)

Gjykata e Dibrës rrëzoi ankimimin e PD në lidhje me pushimin e pjesshëm të procedimit penal për të hetuarit e tjerë të dosjes 184 mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Miklin. Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa tha se ky vendim është i padrejtë dhe se do të ankimohet.

"Gjykata rrëzoi ankimin e PD në lidhje me pushimin e pjesshëm të procedimit penal për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli. Ne do ta ankimojmë sepse është një vendim i padrejtë, mendojmë se gjykata një gjyqtar që është dhe magjistrat i ri dështoi të japë drejtësi dhe u bë pjesë e një sistemi të vjetër dhe të kalbur të drejtësisë. Palët që të gjithë paleët në sistemin e drejtësisë nxitojnë për ti vënë kapak kësaj historie është dhe më kriminale", tha ai.

Ora 12:21
Gjykata kalon për gjykim çështjen e 4 të pandehurve të dosjes ‘184’ në Dibër

Avokati Indrit Sefa ka deklaruar se Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit për kalimin për gjykim të çështjes për 4 të pandehurit e dosjes 184.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja