Sipas avokatit, deputeti socialist po përpiqet që t’i shmanget ligjit. “Me justifikime qesharake Tahiri për të tretën herë rradhazi i fshihet përballjes me ligjin duke u përpjekur t’i bishtnojë shpifjeve të veta”.
“E ftojmë deputetin Tahiri të mos fshihet, por të respektojë gjykatat dhe sistemin e drejtësisë të vendit, të ketë kurajë të vijë në sallat e gjyqit, të përballet me ligjin njëlloj si gjithë qytetarët e këtij vendi dhe të provojë akuzat që ka bërë”, përfundon deklarata për shtyp e avokatit të fëmijëve të Kryeministrit.
Deputeti socialist i ka akuzuar ata për korrupsion dhe për këtë është paditur. Në procesin në fjalë, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha kërkojnë një dëmshpërblim për shpifje prej 4 milionë lekësh secili.
(im/shqiptarja.com)