Akuzat për 'Toyota Yaris', Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën për deklaratën

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i kërkoi Bashës nga foltorja e Kuvendit që të kallëzojë penalisht Berishën që e akuzon për çështjen Toyota Yaris. Berisha në ‘Foltoret’ e tij ka thënë se Basha ka ndarë paratë e Toyota Yaris me Taulant Ballën. Sakaq, iu përgjigj kreut të PD edhe për deklaratën se lufta ndaj pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti. Balla ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.

“Basha të kallëzojë Berishën, nëse Basha ka bashkëpunuar me mua në atë çështje. 30 vjet Sali Berisha çfarë s’ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju. Dhe për gjërat që me të padrejtë na keni akuzuar ne tani dëgjoni Saliu që t’ua thotë ju. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha.(i drejtohet Gazment Bardhit). Sa i përket ligjit, ju ftoj ta votoni. Lidhet me vetingun e politikanëve. Kemi forcuar konceptimin e personit të ekspozuar politikisht dhe personat e lidhur me të. Pse nuk e votoni ju këtë?” - tha Balla në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë