Akuzat për VAR pas Inter - Napoli, Conte mund të paditet nga Federata Italiane

Akuzat për VAR pas Inter - Napoli, Conte mund të paditet nga Federata Italiane

Antonio Conte

Trajneri i Napolit, Antonio Conte mund të përballet me një padi nga Federata Italiane e Futbollit pas akuzave të tij për VAR dhe penalltinë e dhënë në ndeshjen Inter 1-1 Napoli.

“VAR duhet të jetë një mjet i ndershëm, përndryshe ai nxit hamendësimin e dytë”. Kështu permblidhet shpërthimi i trajnerit të Napolit, Antonio Conte, i cili në fund të ndeshjes ndaj Interit bëri deklarata të ashpra, të cilat nuk i lanë indiferentë gjyqtarët dhe drejtuesit e Serie A.

Një ditë më pas, as Rocchi dhe askush tjetër nuk i telefonoi Contes për ta paralajmëruar. Në të vërtetë, u zhvillua një mbledhje për VAR. Sipas asaj që raportohet nga Il Mattino, gjyqtarët bënë të ditur se protokolli që konteston Conte nuk është i tyre dhe se Conte është i vetmi nga trajnerët që nuk ka marrë pjesë në takimet stërvitore për të mësuar rregulloret që janë hartuar nga IFAB dhe janë të vlefshme për të gjithë kompeticionet.

Asnjë koment nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), por thashethemet e brendshme thonë se Gravina u godit nga ashpërsia e fjalëve të Contes, për ato “retrospektiva” që nuk janë të mira për futbollin italian dhe që kthejnë në vitet e errëta të së shkuarës.

Këto të Contes janë britma që fshehin zhgënjimin sepse ai sheh hije te se shkuares. Ai nuk flet për komplote, por shpërthimi i tij vjen nga e kaluara. Ai shprehet i bindur se fjalët pas ndeshjes, fillimisht për DAZN-in dhe më pas në konferencë, kanë mbërritur tek përgjegjësit.

Ai e konsideron keqdashje penalltinë e dhënë per Interin dhe është i bindur per kete gje. Megjithatë, shpërthimi pas ndeshjes nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar. Sipas asaj që raporton Il Mattino, ka shumë gjasa që padia ose paralajmerimi për Antonio Conte të arrijë në orët në vijim nga Liga Italiane e Futbollit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike