Kadilli në Report Tv: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi që ngrihet ndaj tij për përfitime financiare! Po jep tituj pa kufi në PD, si Meta dekoratat

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet të japë llogari vetëm për veprimet politike në krye të selisë blu, por edhe për lakimet e emrit të tij për përfitime financiare apo aludimet që hidhen se bashkëpunim me kryeministrin Rama. Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli në një intervistë për Report Tv tha se Basha e ka detyrim ndaj demokratëve dhe popullit pasi në të kundër nuk mund të dal e të kërkojë besimin e tyre për qeverisjen në të ardhmen. Kadilli tha se çdo hije dyshimi që ngrihet për liderin i kemi bërë dëm opozitës.

 “Ajo që është më e rëndësishme është që lideri i opozitës dhe figurat e saj duhet te jenë të pastra 100 % dhe të kujdeset në çdo veprim të jetës së tyre publik he të jenë larg konfliktit të interesit dhe përftimit te vërtet dhe aparent, një lider opozite duhet të jap mesazhin e vërtetësisë dhe të pastërtisë politike e financiare apo të konflikti të interesave. Sa here ngrihet një hije dyshimi i kemi bërë dëm opozitës, ne duhet të jemi të pastër para publikut, nuk është vetëm një ngjarje dhe Basha ka disa akuza të shpeshta dhe Basha duhet të sqarojë publikun dhe po se besuan atë të ndershëm nuk e konkurron dot Ramën në korrupsion”, tha Kadilli.

Kadilli hodhi akuza të rënda ndaj Bashës duke thënë se po jep tituj e funksion pa kufij në PD, ashtu sikurse Meta në Presidencë duke dhënë dekorata pa kufij.

 “Demokratizimi i partisë nuk bëhet duke shtuar anëtarësinë apo dhe poste dhe dekorata duke shtuar ofiqet emërton dhe jep tituj njerëzve në PD, si presidenti që jep dekorata ka kufij. Por partia nuk ka nevojë për tituj dhe dekorata, por ka nevojë për frymëzim dhe moral politik”, tha Kadilli

Kadilli përsëriti thirrjen për një PD më të madhe se kryetari dhe për hapjen e partisë më të madhe opozitare, në prag të mbetjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Në lidhje me rrëzimin e propozimeve të tij nga Komisioni Statutor, Kadilli tha se ai doli jashtë mandatit dhe i dha të drejtën vetes të mbyll debatin politik.

“Komisioni statusor jem mendim dhe opinion dhe nuk heq propozime në emër të kryesisë. I takon Kryesisë të marrë në konsideratë propozimet. Por Komisioni i jep të drejtën vetes të mbyll debatin politik. Ajo që mund të them për komisionin është se ka kapërcyer mandatin e vetë politik”, tha Kadilli.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi