Administratori i kunatit të Lulzim Bashës pas superportit turistik në Durrës të premtuar nga Rama. Fijet lidhëse mes kompanive dhe rrënjët në ishujt e sekreteve

TIRANË- Dokumentet e zbuluara deri më tani ngenë dyshime të forta se kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi mund të ketë plane për t’u futur në biznesin e lidhur me dhurimin e qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, në kuadër të projektit me vlerë 2 miliard USD për ndërtimin e portit turistik. Plani është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama disa javë para zgjedhjeve dhe u konkretizua deri tani me një projektligji qe autorizon qeverinë të negociojë një kontratë me kompaninë Symphony Invest Limited. Sipas mediave ndërkombëtare ky është emri i një kompani në pronësi të Mohamed Alabbar, miliarder të Emnirate Arabe, pronari i grupit të mirënjohur ''Emaar'' që zyrtarisht sipas Edi Ramës do jetë investitori i superprojektit.

Nga dokumentet rezulton se kompania “Symphony Invest Limited”, do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, për të realizimin e projektit. Po cilat janë gjurmët që të çojnë drejt kunatit të kryetarit të Partisë Demokratike? Në datë 25 maj 2021, pikërisht kur në Shqipëri kishin nisur procedurat për portin e jahteve në Durrës, u regjistrua pranë QKB kompania Symphony Real Estate Development. 100 % të aksioneve tek kjo kompani shqiptare me kapital vetëm 10.000 lekë zotërohen nga një kompania që quhet pikërisht “Symphony Invest Limited”, si ajo e sheikut, shokut të Edi Ramës, por që rezulton e regjistruar jo në Emiratet Arabe, por në Ishul Kajman, një parajsë fiskale.

Administrator i kompanisë Symphony Real Estate Development në Tiranë është Oltjan Hoxholli, qe është njëkohësisht edhe administrator i kompanisë Moveo Albania Technology, e regjistruar më 25 mars 2019 dhe ku është aksioner Erion Isufi, kunati i Luzlim Bashës bashë me vjehrrin e tij, Xhafer Isufi. Ortaku me 60% e aksione është kompania italiane Moveo Srl.  Kompania Moveo operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve. 

Duket qartë se Oltjan Hoxholli është dora e kunatit të Lulzim Bashës për të menaxhuar kompanitë e tij, fijet e të cilave përfundojnë në parajsa fiskale, ku ndalohet transparenca. Hoxholli shfaqet në fakt si administrator i kompanisë Symphony Real Estate Development, që është një grackë e kompanisë “Symphony Invest Limited”, e cila vjen nga terri i parajsave fiskale. 

Dyshimet rriten pse pas publikimit në media për lidhjet e Oltjan Hoxhollit, njeriut të Erion Isufit, me portin e jahteve, kompania italiane Moveo Srl njoftoi menjëherë pushimin e Hoxhollit nga posti i administratorit, duke thënë se nuk kishte dijeni mbi aktivitetin e tij të dytë.

Në reagimin e kompanisë thuhet se “Oltian Hoxholli është avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qenë përfaqësues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanisë italiane Moveo. 

Ligji shqiptar kërkon që në rastin e kompanive të huaja, një prej administratorëve të jetë shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashkë-administrator të Moveo Albania përfaqësuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.  Në asnjë rast as Moveo Albania dhe as partnerët e Moveo Italia nuk kanë qenë në dijeni që shtetasi Oltjan Hoxholli përfqësonte si administrator edhe kompani të tjera. Sapo mësuam sot nga mediat për përfshirjen e tij në rastin e investimit në portin e Durrësit, vendosem shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt të menjëhershëm”.

Kompania Symphony Real Estate Development me administrator Oltjan Hoxholli ka si objekt zhvillimin dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme, si dhe dhënien me qira të pasurive të pabujshme, objekt i cili përputhet me natyrën e investimit në portin e Durrësit. Dokumentet e zbuluara deri më tan ngrenë dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën kompani, me personazh në skenë Oltjan Hoxholli dhe Erion Isufin në prapaskenë, por nuk përjashtohen edhe skenarë të tjerë. Dhe mbi të gjitha edhe adresa zyrtare e kompanisë së deklaruar në QKB është Porti i Durrësit, Rruga Tregtare, Lagjja Nr. 1

Dyshimet thellohen në kushtet kur rrethi i Lulzim Bashës ka shprehur hapur interesin për t’u pjesë e investimit në portin e Durrësit, duke i dhënë një mesazh të qartë qeverisë. Pak ditë pas humbjes së zgjedhjeve, Grida Duma, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Lulzim Bashës tha se “Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetë ti. Në kushtet që e di që real opozita është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral. Për portin e Durrësit është shumë e madhe se ka të bëjë me pronën publike, koncesionet, pse nuk e thërret opozitën të jetë konstruktive në këtë gjë?”, do të shprehej Grida Duma.

Kompania Symphony Real Estate Development, me administrator Oltjan Hoxhollin

Drafi për lidhjen e kontratës me “Symphony Invest Limited” për portin turistik të Durrësit

Erion Isufi dhe Oltjon Hoxholli bashkë administratorë tek kompania Moveo Albania Technology

Lidhjet mes Erion Isufit dhe Oltjon Hoxhollit mes kompanise Moveo Albania Technology

Objekti i Kompanisë Symphony Real Estate Development, me administrator Oltjon Hoxhollin

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nastradin: 15/07/2021 14:12

    spaku ecen jo me doumentat por me supozime duke u bere ne kete menyre gestapo per punonjesit e thjeshte se lart nuk ariin dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë