Akuzat se ndau çiftin Luiz-Kiara, përgjigjet Zhaklin Lekatari

Akuzat se ndau çiftin Luiz-Kiara, përgjigjet Zhaklin Lekatari

Disa opinione të Zhaklin Lekatarit mbi çiftin Kiara-Luiz nuk janë pritur aspak mirë nga shumë shikues të "Big Brother VIP". Komentet e saj të cilësuara si "të hiperbolizuara" ndjekësit mendojnë se ndikuan te Kiara dhe e bënë opinionisten shkaktare të krizës që çifti pati. 

Zhaklina u ka dhënë përgjigje të gjitha reagimeve në rrjet lidhur me këtë.Sipas saj, ajo ka dhënë opinionin që ka dhe sugjerimi është që secili të zgjedhë veten e tij në një marrëdhënie, e jo personin tjetër. 

"Po çfarë përgjigje do jap unë, se po dhashë për këtë do jap përgjigje dhe për shumë gjëra të tjera që më akuzojnë dhe që nuk janë të vërteta. 

Dhe në jetën time të përditshme nuk ndaj çifte, kur dikush më kërkon një këshillë unë jap një këshillë, vendimi i përket personit që është në çift. 

Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdhëniet e tyre e të zgjedhin veten e tyre në vend që të zgjedhin një person tjetër, të kenë besim te vetja e tyre dhe tek projeksioni që kanë për veten e tyre." -u përgjigj ajo për këtë temë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pero: 04/03/2023 00:38

    Ju Zhaklina nuk e keshilluat Kiarën, ju e urdheruat Mos bëni lodra fjalësh se strategjia juaj nuk eshte kaq e stërholluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan