‘Të ruajmë veten për një burrë’, Zhaklin Lekatari revoltohet me Fifin: S’më intereson me sa njerëz ke bërë seks

‘Të ruajmë veten për një burrë’, Zhaklin Lekatari revoltohet me Fifin: S’më intereson me sa njerëz ke bërë seks

Për gazetaren e njohur ka qenë e neveritshme deklarata e këngëtares Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi.

Fifi ka bërë së fundmi edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë . Të dua”– shkruajti Fifi krahas postimit në Instagramin e saj.

Pas kësaj deklarate, ka adhur edhe një reagim nga gazetarja njëkohësisht aktivisten për të drejtat e grave ku fjalia ‘unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21.

Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre. Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo të flasë budallallëqe në publik.

Me anë të disa videomesazhi në InstaStory-n e saj ajo iu drejtua publikisht këngëtares.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”. – u shpreh Zhaklin.

Zhaklin shtoi më pas se në ditët e sotme po luftohet që dhe po bëhet një punë e jashtëzakonshme për të çliruar gruan dhe kur dëgjon gra të cilat nuk po punojnë pro tyre por kundra duke promovuar skllavërimin dhe burgosjen e tyre, ajo e quajti si diçka ‘për të vënë duart në kokë’.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd-zh: 25/06/2022 01:34

    Zhakut “i dogji pla*ka” kur lexoi Fifin,se ka marre persiper qe te emancipoje femren shqiptare per t’a nxjerr njeher tek semafori,pastaj te shkoj tek burri. A ka gje me te rende se nderhyrja e kesaj “zhapikes”,para fjaleve te Fifit qe komunikon me cfar i flet shpirti.!? Por ja qe “Zhaklinat” jane ato qe e kane “pushtu” mikrofonin sot dhe nuk e leshojne pa shkaterru dhe ate cipe morali qe i ka ngel kesaj shoqerie,prandaj dhe jemi ku jemi,njerez ne arrati per 30 vjet dhe pa dinjitet ne vendin e tyre ata qe kane mbet.

    Përgjigju
  • soni: 24/06/2022 13:53

    C'pune ka kjo anonimja me jeten e kesaj tjetres, s'e kuptoj

    Përgjigju
  • Klaus: 24/06/2022 13:47

    Problemi eshte me shume promovmi kurverise qe ben kjo specia Zhakline.

    Përgjigju
    • Gon: 24/06/2022 23:36

      Fiks..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda