Akuzohej për krime lufte, Haga
shpall të pafajshëm Sheshel-in

Akuzohej për krime lufte, Haga<br />shpall të pafajshëm Sheshel-in
Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për akuzën e krimeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Prokuroria ka kërkuar 28 vjet burg për të, duke thënë se është vërtetuar se ai ka kryer krime lufte dhe se nuk ka treguar keqardhje, ndërsa vetë Shesheli i ka mohuar akuzat.

Sheshel përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.

Por, sipas gjykatës së Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Vojisllav Sheshel nuk ka konsumuar asnjë nga këto akuza. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit të gjykatës. Sheshel qe liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer. 

Ai kishte qëndruar në paraburgim që nga dorëzimi i tij në vitin 2003 në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari