20 vjeçari Visar Fsharri është arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentative pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një të moshuare. Ai është futur në shtëpinë e 81 vjeçares, e cila jetonte vetëm dhe ka tentuar të vjedhë me dhunë një shumë parash.
Njoftimi i policisë
Tentoi t’i merrte një shumë parash, në banesë, një shtetaseje të moshuar, duke e goditur atë me send të fortë, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar t'i merrte me dhunë paratë, një shtetaseje të moshuar, në banesën e saj, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- V. F., 20 vjeç, banues në banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë.
Ky shtetas është futur në banesën e shtetases R. H., 81 vjeçe, e cila jetonte vetëm, dhe ka tentuar të vjedhë një shumë parash. Pas ndërhyrjes së shtetases së moshuar, 20-vjeçari e ka goditur atë me send të fortë dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. 81-vjeçarja mori ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lajmi në përditësim
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Zjarre masive në Los Anxhelos, digjet oazi i Hollywood! Kaos dhe frikë në zonën e të famshëmve
8 Janar, 07:22
-
Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së
8 Janar, 07:11
-
Sot sondazhi në Report Tv/ Si ndahen mandatet në Elbasan, Fier, Berat, Korçë e Vlorë! Si do të ishte vota e emigrantëve në këto 5 qarqe
8 Janar, 07:04
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon
7 Janar, 21:58
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52