TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kaprin. Ish-kryebashkiaku akuzohej nga SPAK për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017, kur Kapri drejtonte Bashkinë e Pogradecit.
SPAK kishte mbyllur hetimet për këtë dosje dhe akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.
Mirëpo, me një vendim të marrë sot (4 korrik 2023), nga GJKKO, Kapri u lirua nga akuzat “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga dhe “Shpërdorim detyre”. Po ashtu janë shpallur të pafajshëm edhe 5 ish-vartësit e tij, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec, Nexhmi Torrën, ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec, Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec dhe Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec.
Ndërkohë, Kapri është ende nën akuzë në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019. Sipas SPAK, nga hetimet rezultoi se Kapri, së bashku me dy ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Pogradecit, Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri akuzohen edhe për faktin se tentuan të pengonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor të 2019, duke i vënë drynin tre shkollave dhe një kopshti, që ishin përcaktuar si qendra votimi nga KQZ.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Kumar me nga një gotë raki përpara, Policia u heq ‘zaret’ 4 personave! Nën hetim pronari i lokalit, sekuestrohen edhe para
29 Janar, 14:52
-
Korçë/ Ngacmoi tre herë seksualisht të miturin në Devoll, Gjykata lë në burg babanë e 3 fëmijëve! I dyshuari për pedofili e mohon: Doja ta ndihmoja! (VIDEO)
29 Janar, 11:29
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren Miranda Idrizi, akuzohet për korrupsion
28 Janar, 16:23
-
Korçë/ 54-vjeçari largohet nga banesa, kushëriri denoncon në polici
28 Janar, 15:11
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore! 'Shpërthen' Zamira Durda: Kush i tha të priste 10 orë Trumpin?
28 Janar, 10:18
-
Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj
28 Janar, 10:14
-
E rëndë në Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë
27 Janar, 17:27
-
Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)
27 Janar, 15:48
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale
27 Janar, 14:09