U kapën në Irlandë me 60 kg kokainë me vlerë 4 mln €, 2 vëllezërit shqiptar dhe rumuni lihen në paraburgim! Njëri prej tyre mbulon fytyrën kur shkon në Gjykatë
Daniel Afedoaei, Donatel Dodaj, Gentjan Dodaj
Para gjykatës irlandeze, janë paraqitur dy vëllezërit shqiptarë dhe një shtetas rumun që akuzohen për posedimin e 60 kilogramëve kokainë, ku vlera e saj kapte mbi 4 milionë euro.
Bëhet fjalë për Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei, për të cilët gjykata vendosi masën me paraburgim, raporton media vendase.
Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku duket se Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, duke u munduar që të mbulonte fytyrën. Ai nuk foli gjatë seancës.
Ndaj tij u paracaktua një avokat i shtetit pasi Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para.
Për vëllain e tij, Donatelin, 22 vjeç u kërkua një përkthyes. Avokatja e tij tha se klienti i saj kishte mbërritur katër javë më parë në Irlandë dhe se banonte me vëllain.
Ndërkohë sekuestrimi i kokainës u bë pas informacioneve inteligjente ndaj një personi që dyshohej i përfshirë me krimin e organizuar. Të gjithë të arrestuarit do të dalin javës tjetër në gjyq, më 14 Gusht, por ndaj tyre nuk u aplikua masa e lirimit me kusht.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.4%
Vota total: 128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale
12 Janar, 20:58
-
VIDEOLAJM/ Rumania futet në Shengen, Policia duartroket udhëtarin e parë! Është një qen endacak
3 Janar, 14:23
-
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen
1 Janar, 15:44
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 19:36
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
BE nis hetimet për TikTok dhe zgjedhjet në Rumani
17 Dhjetor 2024, 15:28
-
Izraeli njofton se do të mbyllë ambasadën në Irlandë, shkak qëndrimet e Dublinit për Gazën
15 Dhjetor 2024, 20:42
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Rumani/ Lumi i parave për faqe interneti dhe televizione, ‘tentakulat e Moskës vendosën rezultatin e zgjedhjeve’
7 Dhjetor 2024, 15:31
-
Alban Daci: A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
6 Dhjetor 2024, 20:04