“Shqiponjat” u morën 30 mijë lekë dy holandezëve për tu falur patentën, arreston 3 oficerë policie në Vlorë

Tre oficerë policie u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh e korrupsion pasiv. Në Vlorë u arrestua Eldo Shyti e Granit Nuraj, ndërsa në Fier Klisman Çela.

AMP bëri me dije se ishin dy holandezë ata që kallëzuan dy efektivët e Vlorës, Shyti e Nuraj, me detyrë trupa Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në policinë e Vlorës.

Sipas dëshmisë, rreth orës 18.30 të së premtes, 15 shtator, ata janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar 30.000 lekë me me pretekstin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe i kanë favorizuar duke mos u pezulluar lejen e Drejtimit”, thotë AMP.

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Fier-Berat ka ndaluar oficerin Klisman Çela pasi dyshohet se ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.

Pas këtyre arrestimeve reagoi ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili garanton se largimi i punonjësve të inkriminuar nga radhët blu, nuk do të ndalet.

Balla paralajmëroi se punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe zero kompromis me ashpërsinë e ligjit.


Lajmi kryesor:

Shkarkohet shefi i komisariarit në Delvinë! Arrestohen 3 policë në Vlorë e Fier! Pezullohet drejtori i stacionit Velipojë dhe 3 efektivë, 'nuk panë' drogën


G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoni: 16/09/2023 17:56

    Opo janë ngatërruar me hollandezin thuaj ata nuk i Arrestonte njëri ,kanë frik se ankohen në Ambasada e bejn skandalin skandal,megjithatë 3 ditë zgjatë historia zezonin tjetër i ke prap në punë këta sps hollandezi nuk paraqitet në gjyqë,policat të pafajshëm kthehen në detyr ose polic te Bashkia

    Përgjigju
  • Policia: 16/09/2023 15:38

    Policave te rrugores u pallohen grat bam bam ...nuk ngopen me disck..

    Përgjigju
  • Pshuk: 16/09/2023 14:38

    E falenderoj Ministrin,per te goditur punonjesit e policise te koruptuar.Ne kemi nje polic nga zona Sinan Mata quhet,i cili eshte njeriu me i koruptuar.dhe turpi i policise shtetit.Eshte polic me rendin dhe nuk shkon ne pune,ka mbi 3-4 vjete qe nuk ka bere 8 ore sherbim.I lidhur me gjithe shperdaresit e droges ne sarande,dhe ne cdo dite nmerr lek nga ata. Kjo qe ngre une eshte shume e lehte per ta verifikuar.Kush e mban kete njeri ne pune dhe per llogari te kujte punin ky,si e justifikojne eproret e tije qe ai nuk shkon ne pune, dhe paguhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë