Akuzohen për përdhunimin e 2 motrave, njëra prej tyre e mitur, gjykata e Beratit cakton 40 ditë paraburgim për 2 të arrestuarit

Akuzohen për përdhunimin e 2 motrave, njëra prej tyre e mitur, gjykata e Beratit cakton 40 ditë paraburgim për 2 të arrestuarit

Komisariati i policisë, Berat

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masat e sigurisë për shtetasit: Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardit Nano 33-vjeç, banues në Berat. Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe. Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve. Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer.

Ashtu siç edhe deklaroi dy ditë më parë, edhe sot para gjykatës nëna e 16-vjeçares Rudina Zerellari ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qenë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë. Tē njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Prokurorja Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat për të dy djemtë, ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos, ka vendosur për ta masën e sigurisë "arrest në burg" me afat 40-ditë, deri në mbërritjen zyrtare të  ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë