Akuzohen për vrasjen e një 24-vjeçari belg! Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë, babë e bir

Akuzohen për vrasjen e një 24-vjeçari belg! Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë, babë e bir

Migelvio Veldwijk dhe policia belge

BELGJIKË- 2 shqiptarë akuzohen në Belgjikë për vrasjen e një shtetasi belg, ngjarje e cila raportohet të ketë ndodhur në muajin tetor të këtij viti. Të akuzuarit janë babë e bir, një 46-vjeçar i identifikuar si Andi. A, dhe Antonio A, 20 vjeç. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pazaret e drogës.

Ngjarja ka ndodhur në Limburgun, provincë e qytetit belg Beringen, kur 24-vjeçari belg Migelvio Veldwijk, i shoqëruar nga 2 të mitur do të takohej dhe me dy persona të tjerë, që dyshohet të kenë qenë pikërisht 2 shqiptarët.

Sipas dëshmitarëve, Veldwijk donte të sulmonte njërin prej personave me të cilin po diskutonte, por më pas ai nxori një armë zjarri dhe qëlloi Veldwijk, i cili mbeti i plagosur rëndë. Dy djemtë e mitur që shoqëronin, e dërguan Veldwijk në spital, ku ai vdiq nga plagët e marra.

Migelvio Veldwijk u rrit në Amsterdam. Në llogarinë e tij në Facebook mund të shihni një sërë videosh që ai ka postuar si adoleshent. Në një nga videot ai tregon një tatuazh në krahun e tij të djathtë me kodin postar 1102 HB, i cili i përket lagjes H në Amsterdam Juglindore.

Veldwijk kishte disa kohë që qëndronte në Dessel të Belgjikës. Edhe familja e tij e ngushtë u zhvendos në Belgjikë disa vite më parë. Në sistemet e policisë belge ai ishte i regjistruar për kundërvajtje relativisht të lehta.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Prezantohet strategjia kundër korrupsionit 2024-2030! Pirdeni: me risk të lartë doganat dhe tatimet

Prezantohet strategjia kundër korrupsionit 2024-2030! Pirdeni: me risk të lartë doganat dhe tatimet