Akuzohen për bizhu të vjedhura e kontrabandë nga Franca, Familja Idrizaj: Jetojnë në shtëpi me çati llamarine, në burg për një faqe online me rroba

Akuzohen për bizhu të vjedhura e kontrabandë nga Franca, Familja Idrizaj: Jetojnë në shtëpi me çati llamarine, në burg për një faqe online me rroba

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë vendimin më 31 janar për Sokol Idrizaj, ish-shoferin e ministrisë së Brendshme dhe të tjerët të akuzuar për  për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare. 

Në seancën e sotme foli vetë Idrizaj mohoi lidhjet me akuzën.

Edhe në komunizëm nuk futej në burg një familje e tërë. Mediat kanë abuzuar me rastin tim, më kanë baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjella nga Franca nga vajza ime janë konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk janë të vjedhura. Edhe në kohë të Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin. Unë jetoj në shtëpi me çati me llamarina, ndërkohë që akuzohemi për fshehje të të ardhurave në vlerën e miliona lekëve'

Avokati i tij, Ardian Visha pohoi se prokuroria në mënyrë të paprecedentë dhe me zell ka ngritur akuzën për grup të strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë, grua dhe 2 vajzat.

Sipas Vishës, Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere ne polici dhe eshte i pajisur me çertifikate sigurie dhe se kjo cështje ishte fryrë qëllimisht.

Edhe gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj ka mohuar të kenë lidhje me kontrabandën

"u bera gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na eshte shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal

Edhe të bijat thanë se janë dëmtuar shumë nga kjo cështje

Egi Idrizaj: Ta dija që për një faqe online shitjeje do përfundoja këtu, nuk do merresha. Unë kam djalin 1 vjeç, prokuroria kërkon 10 vite burg.

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa punë, na është shkaktuar traumë, jam vetëm 22 vjeç.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump: Putin dëshironte denuklearizimin, e ka diskutuar edhe me Kinën

Trump: Putin dëshironte denuklearizimin, e ka diskutuar edhe me Kinën