Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Sokol Idrizaj, familjar të tij dhe anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij Elda Idrizaj, 10 për të birin Egi Idrizaj dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit Bora Idrizaj. Nëse kjo pretencë miratohet bga GJKKO, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Nga 12 vite burg kërkoi organibi akuzës për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën, 10 për Florian Baku dhe nga 6 vite për Vangjush Kasharrën e Tmorr Barutin. Gentian Aga dhe Alid Shehi janë ndarë nga grupi që përbëhej me 12 persona dhe po gjykohen në proces të zakonshëm. Seanca për mbrojtjen e të pandehurve ku mund të jepet njëherësh edhe vendim nga gjykata, u caktua të mbahet në datën 19 nëmtor ora 12:30.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Dhjetor, 16:05
Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?
-
Po
21.3%
-
Jo
73%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku i Tropojës kërkon lirinë, GJKKO merr vendimin për Rexhë Byberin
13 Dhjetor, 13:30
-
Ilir Yzeiri: Përse nuk dëgjohen elitat në Shqipëri, apo punë shqiptarësh
13 Dhjetor, 12:25
-
Në kërkim për 'Skema mashtruese' dhe 'Falsifikim monedhash', arrestohet në Tiranë 35 vjeçari
13 Dhjetor, 12:12
-
Trafiku i armëve/ Organizatori u kap në Kosovë! Në shtëpinë e tij në Kombinat iu gjetën municione! Pritet ekstradimi! Fotot e të arrestuarve në Tiranë (EMRI+ FOTO)
13 Dhjetor, 11:24
-
Vrasja e Martin Canit, del ekspertiza e armës! Janë gjetur dy profile ADN-je, njëra e viktimës tjetra e shokut të plagosur
13 Dhjetor, 10:44
-
Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit fton investitorët e huaj: Zgjidhni Shqipërinë! Një vend ku takohen kulturat dhe tregjet
13 Dhjetor, 10:14
-
Serbi/ Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Bruksel, përplaset me një mjet, humb jetën pasagjeri i makinës
13 Dhjetor, 09:13
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, IKMT do kryejë sot demolimin e Urës së Babrroit! Do bëhet nga ekspertë të xhenios me shpërthim të kontrolluar
13 Dhjetor, 08:26
-
Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar
12 Dhjetor, 21:37
-
Çelet Festivali i Letërsisë Europiane në Tiranë, autorë të shquar europianë do të takojnë lexuesit shqiptarë
12 Dhjetor, 19:26
-
‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Grupet të lidhura me politikën, Shkodra kryeqendra e krimit! Lekli: Njerëzit kanë frikë, u është prishur qetësia
12 Dhjetor, 19:12
-
Shitën të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, SPAK arreston 3 administratorët kosovarë të platformës 'RYDOX'! Njëri jetonte në Shqipëri, 7600 shitje dhe 230 mijë USD fitime
12 Dhjetor, 17:11