Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve do të dënohen vetëm me shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të akuzuarit: Eni Qirjako, 32 muaj shërbim prove; Andi Agaraj, 4 vite shërbim prove; Klodian Sota, 32 muaj shërbim prove; Endri Ikonomi, 32 muaj shërbim prove.
4 zyrtarët u dënuan fillimisht me 6 vite burg në total por që u konvertohet në 12 vite shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka pranuar pretencën e prokurorisë që ka kërkuar për 4 zyrtarët që akuzohen si autorë të publikimin në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.
Për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), u kërkua dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili të konvertohet në shërbim prove 32 muaj.
Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe korrupsion, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij ne 4 vjet shërbim prove.
Për Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë "Smart Collection" dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim ne 32 muaj shërbim prove.
Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1201
Lajme të tjera
-
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
9 Qershor, 10:57
-
Murali i Messit në konviktin e studentëve në Tiranë, media e huaj AP: Lumturohen shqiptarët
9 Qershor, 08:46
-
Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore
8 Qershor, 19:52
-
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
8 Qershor, 19:06
-
Veliaj dhe Alar Karis vizitojnë Piramidën: Tirana do të ndjekë hapat e Estonisë sa i përket digjitalizimit
8 Qershor, 19:00
-
Legjenda e muzikës latine, Ricky Martin do të performojë në Tiranë, këngëtari i fton të gjithë: Shpresoj të më bashkoheni
8 Qershor, 10:21
-
Nis numërimi mbrapsht! Ylli spanjoll i muzikës Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë më 30 qershor
8 Qershor, 08:25
-
Miqësorja e luksit, Roma mposht Partizanin në 'Arenën e Demave'! Mesazh kundër dhunës: Balancë gjinore
7 Qershor, 22:04
-
Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)
7 Qershor, 16:07
-
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
7 Qershor, 13:42
-
Lëvizte i armatosur në rrugën ‘5 Maji’, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë! Hodhi pistoletën dhe prangat nga dritarja e makinës (EMRI)
7 Qershor, 13:14
-
Gati të ndjeni ritmin latin? Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë! Rama: Livin’ la vida loca
7 Qershor, 12:17