Pas kërkesës për rishikimin e çështjes, Gjykata e Brescia-s në Itali ka hedhur poshtë për herë të dytë akuzat për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve në radhët e ISIS, ndaj shqiptarëve Alban dhe Elvis Elezi.

Sipas Gjykatës, nuk ka elementë të mjaftueshme që provojnë se Alban dhe Elvis Elezi kanë rekruatuar persona në rradhët e ISIS dhe se as nuk kanë pasur lidhje me persona që kryejnë rekrutime për Shtetin Islamik.

Me këtë vendim, hidhen poshtë edhe pretendimet e prokurorisë italiane. As vetë shqiptarët nuk kanë pranuar se kanë pasur lidhje me militantë të Shtetit Islamik.

Alban Elezi, raportojnë mediat lokale, i cili është dëbuar për në Shqipëri mbetet i lirë, së bashku me nipin e tij Elvisin, që aktualisht jeton në Itali.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)