Zyrtari i lartë i Vatikanit para gjyqit, akuzohet për abuzim seksual
Shefi i financave të Vatikanit, kardinali George Pell, do të dalë para gjyqit nën “akuzën historike” për agresion seksual, por Pell është vetëdeklaruar i pafajshëm.
Shefi i financave të Vatikanit, kardinali George Pell, do të dalë para gjyqit nën akuzën e ngacmimeve seksuale të kryera vite më përpara, por Pell është vetëdeklaruar i pafajshëm. Ai ka mohuar në vazhdimësi që të ketë kryer ndonjë ngacmim seksual, ndërkohë që, një gjykatës australian vendosi të martën se kishte prova të mjaftueshme që rasti të çohej para gjykatës për disa akuza, por jo për disa të tjera.
Kardinali Pell, 76 vjeç, është katoliku më i lartë në Australi dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan. Ai, që konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Vatikanit, u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.
Në qershor, policia në shtetin e Viktorias e akuzoi klerikun me atë që ata e cilësuan si “akuzë historike”, e cila përfshin disa ankesa. Gjatë seancave paraprake të gjykatës, që zgjatën katër javë, kanë folur më shumë se 30 dëshmitarë. Shumë prej seancave ishin të mbyllura për publikun, gjë që praktikohet shumë në Viktoria për rastet e krimeve seksuale.
Kardinali Pell do të dalë tani para një gjykatësi dhe një jurie prej 12 personash në gjykatën e shtetit të Viktorias, në një seancë administrative, të mërkurën. Megjithatë, gjyqi nuk pritet të fillojë deri pas disa muajsh.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Buxheti republikan, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve
21 Shkurt, 09:53
-
Si e ushqeu Norvegjia luftën e Rusisë me gjithë sanksionet e BE-së
21 Shkurt, 09:50
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt, 09:29
-
Hetimi i krimeve zgjedhore/ Përgjimet, monitorimi në terren dhe i votës së diasporës! Çfarë parashikon SPAK e Prokuroria për zgjedhjet e 11 majit?
21 Shkurt, 09:18
-
Durrës/ Shkrumbohet nga zjarri një market, shkak mbingarkesa elektrike
21 Shkurt, 09:18
-
Hetimi ndaj Veliajt, Ajola Xoxa shkon në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ (VIDEO)
21 Shkurt, 09:06
-
Sekretari i shtetit amerikan, Rubio: Takimi Trump – Putin varet nga përparimi në dhënien fund të luftës
21 Shkurt, 08:59
-
Arben Qirezi: Kosova dhe pasiguria e aleancave, a i kanoset Kosovës kriza ekzistenciale?
21 Shkurt, 08:45
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)
21 Shkurt, 08:38
-
Europol ngre shqetësimin: Disa grupe orientojnë të miturit drejt akteve ekstreme
21 Shkurt, 08:28
-
Sa i përket punës, mos i nënvlersoni marrëveshjet e reja që vijnë, horoskopi për sot
21 Shkurt, 08:14
-
Revista britanike 'Saga': Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025-n
21 Shkurt, 08:07