Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arrestuar nga trupat paraushtarake, me urdhër të një gjykate në Islamabad nën akuzën e korrupsionit.
Khan po dorëzonte të dhënat e tij biometrike për një paraqitje në gjykatë kur forcat paraushtarake thyen një dritare për të arritur tek ai përpara se ta kapnin.
Trupat paraushtarake që grumbulloheshin nga makinat dhe mbanin shkopinj përpara arrestimit sulmuan ambientet e Gjykatës së Lartë të Islamabadit përpara se të arrestonin Ish-kryeministrin e Pakistanit.
Khan përballet me akuza për shitje të paligjshme të dhuratave që i janë dhënë nga personalitete të huaja gjatë kohës që ai ishte në detyrë, të cilat ai i ka hedhur poshtë si "të njëanshme".
Ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë politike.
Kujtojmë se Khan u rrëzua në një votë mosbesimi parlamentar vitin e kaluar dhe që atëherë ka udhëhequr një fushatë popullore kundër qeverisë aktuale, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me ushtrinë për ta hequr atë nga detyra.
Ai është përballur me një mori çështjesh ligjore në rritje kundër tij dhe janë lëshuar urdhër-arreste të shumta, duke shkaktuar konfrontime me mbështetësit e tij.
Në mars, rrugët jashtë rezidencës së tij në Lahore u bënë diçka si një betejë e ashpër midis policisë dhe mbështetësve të tij pasi oficerët u përpoqën të arrestonin Khan për mosparaqitjen në gjykatë me akuza për korrupsion.
Mbështetësit hodhën gurë dhe predha ndaj policisë ndërsa njerëzit brenda rezidencës së Khan ndezën zjarre pasi oficerët hodhën gaz lotsjellës në kompleks.
Policia më vonë ndërpreu furnizimin me energji elektrike në shtëpinë e Khan dhe fiku dritat e rrugëve në lagje. Operacionet përfundimisht u ndërprenë.
Legjenda e kriketit, e kthyer në politikan, ka akuzuar autoritetet pakistaneze se janë përpjekur ta arrestojnë për ta larguar nga fusha e lojës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në tetor.
Tensionet politike rreth figurës së tij arritën pikun në nëntor, kur ish-kryeministri u plagos gjatë një mitingu politik pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr ndaj kolonës së tij, në atë që ndihmësit e tij e kanë cilësuar si atentat.
Rangers abducted PTI Chairman Imran Khan, these are the visuals. Pakistan’s brave people must come out and defend their country. pic.twitter.com/hJwG42hsE4
— PTI (@PTIofficial) May 9, 2023
KETO JANE GJYKATES ME ATRIBUTE ,,JO SI KRAJAT E DUMANET E JONE, TE KORRUPTUAR
Përgjigju