14-vjeçarja rome u bë nënë, Gjykata e Korçës lë në burg babanë 21-vjeçar! Avokati: S’e dinte moshën

Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21-vjeçarin, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14 vjeçare në qytetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21 vjeçarit me pretendimin se komuniteti egjiptian i ka zakone martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë i cili jeton me gjyshen.

Avokati i 21-vjeçarit: Punonte tre punë për të mbajtur familjen, moshën e vajzës e mësoi vetëm dy muaj më parë!

Pas masës së sigurisë ka reaguar edhe avokati i të riut të akuzuar, i cili e cilësoi masën shtrënguese të rëndë.

Gentian Serjani u shpreh se “Gjykata pranoi kërkesën e prokurores” për ta lënë në arrest me burg 21-vjeçarin, i cili sipas tij e kishte mësuar moshën e vajzës vetëm dy muaj para, kur e dërgoi te gjinekologu.

“Qëndrimet dhe argumentet tona ishin që të kishte një masë më të lehtë të sigurimit personal duke parë situatën. Nëna e mitur sot nuk ka mundësi ekonomike të ushqejë fëmijën e sapo ardhur në jetë, fëmija sot ka nevojë për qumësht dhe kush do ta ushqejë? Ishte vetëm 21-vjeçari që punonte dy punë për të mbajtur familjen, punonte dhe turn i tretë, por dhe gjatë ditës për të mbajtur familjen. Në familjen e tij s'ka person tjetër pasi nëna dhe babai ka ndërruar jetë, është vetëm ai me motrën që jetojnë në atë familje. Sot kemi dorëzuar një kërkesë nga vajza e mitur drejt gjykatës për lëshim autorizimi që ajo të lidhë martesë ligjore me babanë e fëmijës, sepse ka qenë me vullnet të lirë që në momentin e parë që janë bashkuar e deri në lindjen e fëmijës”, u shpreh mbrojtësi ligjor.

Më tej ai mbrojti martesën e çiftit, duke u shprehur se është brenda komunitetit rom.

“Janë martesa të hershme të cilat duhet të parandalohen dhe jo të shkohet vetëm në momentin kur ka dalë pasoja. Me gjithë këtë situatë të rëndë psikologjike nuk kemi parë asnjë psikolog që të ofrohet nga institucionet vendore për nënën e mitur. Ne e lamë atë nënë të mitur sot me fëmijën në mëshirë të fatit”, shtoi ai.

Në fund Serjani u shpreh se për shkak të moshës së mitur vajza nuk është celebruar, por ai ka bërë kërkesë për lëshim autorizimi, që “me të drejtë të një vajze që ka lindur një fëmijë, të kërkojë autorizim”.

Gjithashtu ai tha se i dyshuari “nuk e ka ditur moshën e vajzës dhe e kishte mësuar vetëm para dy muajsh, kur shkoi për vizitë te mjeku gjinekolog dhe ku iu kërkua certifikatë partneres së tij të mitur”.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/09/2024 00:16

    Pse z.avokat thua qe nena/femije eshte lene ne meshire te fatit?! Pse merakosesh per ushqimin e femijes?! Z.avokat,femija ushqehet me qumesht gjiri per disa muaj,nuk vdes per te ngrene dhe se dyti,le te kujdeset per te gjyshja,nena e nenes/femije qe deri dje na derdelliste qe e kane zakon ne popullaten e tyre te martohen te vegjel dhe e quante te tepruar nderhyrjen e shtetit.Tani le t'i dale zot vajzes se vet dhe foshnjes se saj,meqe nuk donte nderhyrjen e shtetit.Gjithashtu duhet ndjekje penale ndaj gjinekologut qe i erdhi kjo femije shtatzane qe para dy muajsh e nuk njoftoi organet e rendit.Jo vetem qe mund te ishte pasoje perdhunimi,por thjesht per moshen e nenes duhet t'a kishte bere alarm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen