Akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës, prokuroria e Korçës mbyll hetimin për babin 37-vjeçar

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës, prokuroria e Korçës mbyll hetimin për babin 37-vjeçar

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim, për 37 vjecarin Rudolf Merolli, i cili dy muaj më parë u akuzua nga vajza e tij për ngacmim seksual.

Gjatë hetimeve Merolli nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se natën e ngjarjes kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.

Në shtator pritet të fillojë gjykimi në gjykatën e shkallës së parë për 37-vjeçarin.

Më 16 maj gjykata e Korçës vendosi arrest me burg për Rudolf Merollin, ndërkohë që avokati i tij kërkoi një masë më të butë dhe tha se prokuroria duhet të thellohet më shumë në hetime. Po ashtu, në seancën në fjalë, mbrojtja kërkoi që për të akuzuarin dhe vajzën e tij të bëhen ekzaminimet dhe analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse kanë konsumuar ose jo lendë narkotike. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta