Akuzohet për përdhunim dhe trafikim njerëzish, flet roja e Andrew Tate: Disa gra mendonin se do ishin gruaja e tij, prandaj u kthyen në armike dhe denoncuan në polici!

Akuzohet për përdhunim dhe trafikim njerëzish, flet roja e Andrew Tate: Disa gra mendonin se do ishin gruaja e tij, prandaj u kthyen në armike dhe denoncuan në polici!

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan

Shefi i sigurimit i biznesmenit AndrewTate ka dhënë një rrëfim për marrëdhënien me të dhe për mënyrën se si ai sillej, pavarësisht nga një hetim policor mbi pretendimet për sulme seksuale dhe shfrytëzim ndaj tij. Tate i mohon të gjitha akuzat.

Në një intervistë ekskluzive për  BBC, Bogdan Stancu tha se më shumë se 100 gra kishin kaluar nëpër kompleksin e zotit Tate në Bukuresht, që kur ai filloi punën atje dy vjet më parë.

Ai  tha se ndonjëherë iu kërkua të largonte gratë nga shtëpia e Tate për shkak se ishin "shumë të dehura" dhe krijonin probleme apo bërtisnin, por se nuk ishte përdorur kurrë forcë mbi to.

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë aktualisht në paraburgim 30-ditor në Rumani, ndërsa policia heton akuzat për trafikim dhe përdhunim.

Rasti ka vënë në qendër të vëmendjes mënyrën se si gratë trajtoheshin në shtëpinë e tij në Bukururesht pasi thuhet se ai i kërcënonte me armë në rast se tregonin për çfarë ndodhte brenda shtëpisë dhe ajo që ndodhte brenda shtëpisë sipas supozimeve është detyrimi që ai i bënte grave për video pornografike që më pas të përfitonte të ardhura prej tyre duke i postuar në rrjete sociale përkatëse.

 Stancu thotë se personaliteti publik i shefit të tij është e kundërta e karakterit të tij real. Por preferencat e tij për gratë me të cilat ai kalonte kohë janë befasuese sipas mediave të huaja. Tate edhe në deklaratat e veta ka thënë që dëshiron të ketë pranë vetes vajza në moshë sa më të re dhe me sa më pak eksperienca seksuale, kjo për të ulur sipas tij nivelin e dramës në marrëdhënie. Shumica e grave që kaluan kohë me vëllezërit në kompleksin e tyre ishin nën 25 vjeç, tha bodygouard-i i tij, dhe shpenzimet e tyre u paguan nga Andrew Tate.

"Disa nga vajzat e keqkuptuan realitetin dhe besuan se ato do të ishin gruaja e tij e ardhshme," më. Kur e kuptuan realitetin, është e lehtë të shndërrohesh nga mik në armik dhe të bësh një deklaratë në polici”, tha Snancu.

 

Snancu thotë se nëse Tate ka bërë diçka kriminale duhet të hetohet dhe të vuajë dënimin, por nga ana tjetër ai thekson se shefi i tij, pra Tate ndihej i kërcënuar kohët e fundit dhe ishte i frikësuar se kjo gjë mund të ndodhte. Kujtojmë se, Andrew Tate ka qenë i ftuar në një intervistë më parë dhe ka thënë se kjo gjë do ndodh pasi ai po kundërshton “rregullat e shoqërisë” dhe shteti apo shoqëria nuk është dakord.

Madje, ai e ka përshkruar vetë të gjithë skenën se si do të ndodhte arrestimi i tij, siç edhe ka ndodhur në të vërtetë. Ai ka thënë se nuk ka detyruar asnjë vajzë apo grua të xhiroj video për të, por kështu do akuzohet, e madje ka thënë se mund “të vdes aksidentalisht” në një aksident automobilistik. Nëse ndodh kështu, thotë ai, mos i besoni.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni