HIMARË- Kryeinspektori i IMT-së në Himarë, u arrestua nga policia, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar ndërtimet pa leje. Dorian Hoxha, u arrestua rreth orës 03.00 të mëngjesit në zonën e Palasës.
Pas shoqërimit provizor në komisariatin e Himarës ai u transferua në Policinë e Vlorës
Hetimet vijojnë dhe është ende e paqartë se për çfarë ndërtimi të jashtëligjshëm përfundoi në pranga kryeinspektori dhe cilat janë veprimet përmes të cilave Dorian Hoxha ka shpërdoruar detyrën.
Pak ditë më parë, ndërtimet pa leje shkrinë komisariatin e Sarandës, me kupolën drejtuese të arrestuar nën dyshimin se përmes rryfshetit, kanë lejuar subjekte të lidhura me grupe kriminale të investojnë në një plazh të paligjshëm privat në vijën bregdetare më të bukur të Sarandës “CopaCabana” te Kanali i Çukës.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente







