Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë sërish i pandehur nga prokuroria për tjetërsim pronash në zonën Kune-Vain-Tale.
Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje organin e akuzës. Nga hetimi disavjeçar ka rezultuar se punonjës të administrates mes të cilëve dhe Fran Frrokaj në atë kohë ish-kryetar i Komunës Shënkoll kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa përsona të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona shtetërore përmes përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara, duke i shitur më pas dhe tek përsonat e tjera.
Këto prona janë vënë në sekuestro preventive, ndërsa dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës dhe ndaj ish-kryebashkiakut është ngritur akuza e "Shpërdorimit të Detyrës". Seanca e parë paraprake nuk u zhvillua për shkak të mungesës së palëve, duke detyruar gjyqtarin Elvis Sulejmani që ta shtyjë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Në përfundim të hetimeve Fran Frrokaj është i vetmi ish-zyrtar i marrë i pandehur në lidhje me këtë çështje, pasi për persona të tjerë përgjegjës vepra penale është parashkruar për shkak të tejkalimit të afeteve të kryerjes së saj.
Kjo është çështja e 3 penale që do të gjykohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës, ku njëra prej tyre ka përfunduar dhe personat përgjegjës përfshirë dhe ish-zyrtarë mes të cilëve dhe Fran Frrokaj janë dënuar me burg, ndërsa një çështje tjetër e ngjashme është në gjykim në Gjykatën Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me të pandehur disa persona.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Një qytetar kafshohet nga qeni endacak në rrugë, i shkakton plagë në këmbë, transportohet në spital
14 Mars, 17:58
-
Lezhë/ Në kërkim për vjedhje dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari! Ishte fshehur në një shpellë (EMRI)
14 Mars, 12:04
-
Tritol lokalit në Lezhë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse! Pronari për Report Tv: S’kam konflikte (VIDEO)
14 Mars, 07:23
-
Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç! Plagoset një person, detajet
13 Mars, 08:00
-
Qarku i Lezhës/ Manja kryeson garën e PS, 2 emra në listën e mbyllur dhe 7 në atë të hapur, 4 janë gra! Një kandidat edhe nga Diaspora, më i riu vetëm 26 vjeç
12 Mars, 20:16
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të PD në qarqet Lezhë e Berat
12 Mars, 18:33
-
Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)
12 Mars, 08:52
-
Menaxhimi i plazheve publike hap debat në Lezhë, PD: Shoqëria e krijuar nga bashkia abuzim me çmimet! Ndreu: Akses i lirë për qytetarët
11 Mars, 16:17
-
Rama ndjek punimet në aksin Rrilë-Hidrovor: Pjesë e projekteve për zhvillimin e turizmit në Tale
10 Mars, 22:57
-
Motori përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 51-vjeçari (EMRI)
10 Mars, 21:20
-
‘Jam me Trump’, Rama batuta edhe me banorët: Hajde pak ti me atë kapelën se më mbyte fare! Inspekton kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor (VIDEO)
10 Mars, 17:39
-
Lezhë/ Një rrugë e drejtë, 2 kilometra që të çon në plazh nuk asfaltohet, banorët: Na mashtrojnë për fushatë por asgjë nuk bëjnë
10 Mars, 15:56
Ne jemi te prire we kur tjetri ka nje fatkeqesi i turremi per ta nxire me keq.Se si ka qene i jati e se si eshte vllaj ,une nuk kam njohuri,por ne rastin konkret nuk ka lidhje me veprimet e ish kryebashkiakut.FRAN Frroku njihet ne opinion si njeri korrekt dhe kam bindjen se nuk eshte futur ne rrugen e korrupsionit e fitimit te pa rregullt.Mundet qe te mos jete thelluar e te kete besuar vartesve te tij te korruptuar.
PërgjigjuAkoma nuk ja kan tret qelsat te birit te Gjon Frrokut, babeb spiun e hajdut, te vellain kriminel i denuar per jete ne burgjet italiane, e ky nje i degjeneruar qe nuk ka lene fukara pa i rene ne qafte. Faeziiiiiiiiiiii e
Përgjigju