SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek "Rana e Hedhun'

SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek

Fran Frrokaj

Prokuroria e Posaçme  ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 5 personave të tjerë të cilët akuzohen për çështjen e tjetërsimit të pronave. SPAK kërkoi 4 vite burg për Frrokajn, kërkesë e cila nëse miratohet konvertohet në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e 66 mijë m2 tokë në zonën e “Ranës së Hedhun”. Sipas hetimeve të nisura që nga viti 2019, rezulton se toka në bregdetin e Lezhës me vlerë 13 milionë euro është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Për 5 personat e tjerë u kërkuan përkatësisht nga 2 vite secili, me heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Konkretisht për Sokol Toma, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet dënimi me 2 vite.

Për Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet dënimi me 2 vite.

Për Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet dënimi me 2 vite.

Për  Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet pezullimi.

Për Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet pezullimi.

Për Memën dhe Martinin që u kërkua dënimi me 2 vjet secilën, SPAK tha që të pezullohen dënimet me kusht për 5 vite.

SPAK argumenton se është dokumentuar se në kundërshtim me ligjin janë përvetësuar sipërfaqet e mëdha, në zonën e “Ranës së Hedhun”. Vitin e kaluar Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e këtyre pronave. Veprimtaria e kundraligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek çertifikata e pronësisë. Sipas organit të akuzës në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 20/11/2023 13:00

    Akoma nuk e kan fute ne burg te birin e Gjon Frrokut, i ati spiun e hajdut, ky M**t me zi se i ati, nje vella ne burg per jete ne Itali, familje e degjeneruar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës