I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj: Xhuljanon e vrau me 2 plumba në kokë Klodjan Llanaj, ja si ndodhi

Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij.  Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi  kanabisi.

"Dua të rrëfej të gjithë historinë e Xhulianit dhe historinë e personave të tjerë të zhdukur. Unë e kisha shok Xhuliano Bullarin. Unë dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes. Unë e kisha shok dhe po dridhem aktualisht që po flas. Jam shumë i mërzitur që historia përfundoi kështu. Unë me Xhulianon jam njohur në Burgun e Peqinit. Flisnim shpesh kur dilnim në ajrim dhe shkonim mirë. Ai është liruar para meje 3-4 muaj. Pas lirimit nga burgu ne jemi bërë shokë dhe miq të ngushtë. Kjo që do të rrëfej unë tani është një tronditje e madhe edhe për Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas lirimit tim në burg një ditë në Vlorë më pyet një person, i botës së krimit, për Xhuliano Bullarin. Pikërisht atë ditë kur u vra ai. Më pyeti Ferdinand Llanaj.

Unë kam qeshur dhe i kam thënë 'e kam shok të ngushtë'. Ai më tha se personi që po të flasim është personi që ka marrë pjesë në atentatin tim kur unë jam plagosur në rrugën transballkanike bashkë me djalin në vitin 2018. Unë i thashe që nuk është e vërtetë kjo histori. I thashë se ai nuk është i tillë. Më tha se kjo është e vërtetë dhe unë kam vrarë një tjetër për të. Më tregoi edhe për një histori për hashash në fshatin Gostimë në Elbasan. Ai duhet të na kthejë lekët patjetër. Do e pyesësh sikur ne na ke kundërshtarë. Dhe unë erdha në Tiranë. E pyeta Xhulianon nëse ishte e vërtetë kjo histori. Ai ma pranoi historinë e hashashit por vetëm se kishte qenë shofer i makinës që kishte marrë hashashin. Ka qenë një tjetër person që e ka pasur lëndën narkotike. Unë kam marrë 2000 euro si pagesë për transportin.

Unë i thashë që këtë ma kanë thënë disa çuna që mos i foltë njeri. Kjo ka qenë data 20 gusht e premte në 6 pasdite. Ai mu lut që të shkojmë në Vlorë dhe të takojmë atë personin. Unë i thashe që do të futem ndërmjetës që t'i kthejmë lekët. Ai më tha që vetëm 2000 euro kishte marrë.

Unë i hodha karburant makinës, kemi shkuar në Vlorë. Mora njoftim për vendin ku ishin çunat në Babicë.  Ishte errësirë dhe ndaluam aty se s'po shikonim njeri. Vjen njëri prej ushtarëve të atyre. Futet brenda në makinë te sedilja e pasme dhe thotë nisemi. Pasi ecëm pak pamë benzin e tyre. Nga benzi del Klodian Llanaj dhe afrohet. Dal unë nga makina ku isha pasi më tha Llanaj. Ai futet brenda dhe e shan Xhulianon dhe i thotë 'ti je ai që blen hashash me euro false'. Ai e gjuan me grusht në bark dhe pasi Xhuliano u shpreh pak keq ai e qëlloi me 2 plumba në kokë. Unë i dëgjova se ishte errësirë. Unë nuk dija çtë bëja dhe ika me vrap nga drejtimi tjetër. Rrugës më kapi Klodjanin me makinë dhe më tha 'mos ik me vrap'. Para se të më thoshte ashtu i tha atyre të tjerëve që fshini gjurmët nga makina. Shko në shtëpi, rri 2 ditë, do të sjell unë një njeri. Në datë 21 vijnë disa persona dhe me thonë se të kërkon Klodi në Selenicë. Ai më jep një qesë me 2 bluza të bardha që i përkisnin Klodjan Llanajt dhe më dorëzoi edhe armën e krimit. Unë e futa në bahçen e shtëpisë. Më thotë ky se rruhu shpejt se do ikim, vetëm kur thotë ky shpejt, shpejt se policia. Më ka tërhequr zvarrë dhe kemi ikur me makinë ku na priste një tjetër ushtar i tyre Bruno. Arritëm në Babicë dhe pastaj në Selenicë dhe aty mora vesh që më kishin dhënë armën e krimit. Më tha Klodjani që 'ruaje atë armën, është e mirë'. Më kërcënoi që nëse flisja do më vrisnin mua por të gjithë familjen", tha ndër të tjera në 'Pa Gjurmë' Bledar Selmanaj. 

Teksa ka rrëfyer detaje tronditëse edhe nga disa vrasje të tjera që kanë ndodhur në Vlorë, për të cilat ai pretendon se ka dijeni, Bledar Selmanaj thotë se ka punuar për vëllezërit Llanaj, si shofer personel dhe informator por nuk ka marrë pjesë në vrasje. Ai thotë se kërkon të tregojë gjithçka për çfarë ka ndodhur në Vlorë para autoriteteve por për këtë kërkon mbrojtje të veçantë.

Bledar Selmanaj, u la në burg nga gjykata e Vlorës, për vrasjen e shokut të tij, por 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.

Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Burime për Report Tv nga policia kanë bërë me dije se është zbuluar se Bledar Selmanaj ka një kartelë mjekësore, dhe kurohet për shëndetin mendor.

Bledar Selimaj u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  

Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

 

 

Emisioni i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Vrasja e Xhuliano Bullari në Vlorë, i vëllai për Report Tv: Nuk e besoj Bledar Selmanajn! Trego të vërtetën, lehtësoji dhimbjen nënës

1631190406_PAGJURME1.jpg

Vëllai i Xhuliano Bullarit, njëjtë si nëna e tij, nuk e ka besuar deklaratën e autorit të arrestuar, Bledar Selmanaj se nuk është ai vrasësi i të riu. Në një rrëfim për Report Tv, i vëllai shprehet se ai ka folur për herë të fundit me Xhulianon, por në asnjë moment nuk e kishte kuptuar se kishte ndonjë problem.

"Nuk është kjo arsyeja që ka ndodhur vrasja, nuk e besoj sepse Xhuljani m’i tregonte të gjitha dhe këtë gjë s’ma ka thënë. Ai dallohej shumë mirë në fytyrë, që kishte probleme po nuk ka lidhje fare me këtë që Bledari po thotë, se me Xhuljanon flisnim bashkë për çdo problem. Ai ishte shumë i lumtur dhe as nuk kishte asnjë shqetësim. Unë kam folur me të në kamer në orën 15:00 më datë 20 gusht dhe ishte shumë i lumtur, se do vinte tek unë në Gjermani, më datë 24 do nisej. Bledari po gënjen se unë e njoh shumë mirë vëllanë tim. Xhuljano pinte cigare Leggera dhe jo Malboro. Bledarit thuaj të tregojë të vërtetën, të paktën t'ia lehtësojmë pak dhembjen nënës. Thuaj se nëse nuk del e vërteta do jetë problem shumë i madh për Bledarin", tha i vëllai.

Ora 15:47
Selmanaj tha se nuk e ka vrarë Bullarin, nëna për Report Tv: S'i besoj! Djali m'u vra ditën e parë që doli nga shtëpia, pasi u lirua nga burgu

1631190406_PAGJURME1.jpg

Pas dëshmisë së dhënë ekskluzivisht në "Pa Gjurmë" të autorit të dyshuar të Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, nëna e viktimës shprehet se nuk i beson kësaj deklarate. Në një reagim për në emisionin 'Pa Gjurmë', ajo rrëfen edhe detajin e dhimbshëm, ku tregon se ditën e parë që Bullari lëvizi nga shtëpia, pas daljes nga burgu, ai u vra.

"Djali im doli nga burgu më datë 15 korrik dhe një muaj nuk ka lëvizur, pasi nuk kishte patentë. Javën qa ai u vra ishte rruga e parë që bënte jashtë Tiranës. Djali im konsumonte cigare, por jo paketë Malboro sikundër shprehet autori. Ai gënjen, por ne ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Por jemi te bindur se djali nuk ka lidhje me borxhe dhe drogë", tha nëna për Report Tv.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Posht spiunat: 18/09/2021 09:45

    Ku e ke shef arbin tani, apo te shtrydhi si limon

    Përgjigju
  • Loti: 09/09/2021 15:44

    Dergo email nga burgu heres tjeter se qenka histori e gjate.

    Përgjigju
  • Asllan: 09/09/2021 13:14

    Pse ka telefon në burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot

Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot