Akuzohet për vrasjen e britanikut, gjykata vendos ekstradimin, prindërit: Më mirë të na kishin vrarë familjarisht (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka vendosur "pro" ekstradimit te 23-vjecarit Elton Sefa, i cila akuzohet nga autoritetet angleze për vrasjen e një shtetasi britanik.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi të mos pranonte kërkesën e palës mbrojtëse që pretendon se Sefa është person me probleme mendore dhe se nuk duhet te ekstradohet. Ky është rasti i parë që një shtetas shqiptar ekstradohet drejt Mbretërisë së Bashkuar. Arsen Caushaj, avokati mbrojtës i 23- vjeçarit i cili është arrestuar nga policia shqiptare ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentesh që vërtetojnë se 23-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik.

Rezulton se 23-vjeçari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshëm mendërisht është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019. Prindërit e 23-vjecarit thonë se drejtësia nuk ka funksionuar, duke theksuar se me këtë vendim gjykata e Durrësit i ka vrarë familjarisht. 

"Jemi familje të sëmurë, ato nuk na shikojnë as me prova, as me letra. Na kërkojnë të na vrasin, të katërtëve. Jam më tepër i kënaqur të na vrasin shteti shqiptar", u shpreh babai.

"Është i pafajshëm se ai është i sëmurë, prej një viti dhe ilaçet s'kemi mundësi për t'i blerë", u shpreh nëna e 23-vjeçarit, ndërkohë babai tregon ilaçet. "Nuk ia kam blerë të gjitha ilaçet se nuk kam mundësi, marr pension invalidi", tha babi. Bashkë me prindërit, në seancën gjyqësore ishte edhe e motra, e Elton Sefës, invalide.

Sefa do të jetë shqiptari i parë që pritet të ekstradohet në Mbretërinë e bashkuar pas një marrvëshje mes Anglisë dhe Shqipërisë për ekstradimin e ndërsjelltë të shtetasve shqiptarë dhe britanikë, të cilët përfshihen në veprimtari kriminale në dy vendet respektive dhe i fshihen drejtësisë.

Elton Sefa dhe viktima John Woodward 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 18/04/2019 09:22

    "Rri ti i thote gruas se s'di gje". Gjithe perpjekja per te shpetuar djalin vrases. Nese eshte i semure mbaje ne shtepi ose çoje ne spital te kurohet, mos e nis rrugeve te botes te marre te tjeret me qafe. Mire nuk te vjen pse rrodhen ngjarjet ne kete pike, por keto ishin zgjedhjet qe bete ne jete, do vuani pasojat.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 17/04/2019 15:34

    Maloku te vuaj denimin dhe mos perpiqet te shtirret budalla per te shmangur denimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!