Ekstradohet shqiptari i parë në Kanada! Aksidentoi për vdekje një grua dhe u largua

TIRANË- Erjon Kashari është shqiptari i parë që ekstradohet drejt Kanadasë, pas marrëveshjes së bërë mes dy vende.

Ndaj 39-vjeçarit në vitin 2018, autoritet kanadaze të drejtësisë kishin caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", pasi ka aksidentuar për vdekje një grua dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të aksidentuar.

Ai as nuk kishte njoftuar ambulancën dhe as policinë, çka sipas autoriteve solli vdekjen e gruas. Për këtë arsye, ndaj tij u caktua "arrest me burg", për veprën penale "Neglizhencë me pasojë vdekjen".

Erjon Kashari prej më shumë se 5 vitesh ishte në kërkim për aksidentin e ndodhur në 2014 në Richmond. Në 2019 u arrestua në vendin tonë dhe më pas ditën e sotme Shqipëria ka dhënë "ok" për ekstradimin e tij drejt Kanadasë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

Njoftimi i policisë shqiptare
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin  me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale "Neglizhencë me pasojë vdekjen", parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë. Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja