Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e ‘arrestit me burg’ për Prel Gjonin, pronar i rrjetit të marketeve ‘Xhedis’ në Shkodër, i akuzuar për dhunimin sëbashku me dy persona të tjerë të gazetarin Ervin Dushi.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Shkodrës, Gjoni ka mohuar se e ka goditur gazetarin Dushi duke i qëndruar versionit të tij se vetëm e ka shtyrë.
Por pavarësisht pretendimeve të pronarit të rrjetit të marketeve, Prokuroria e Shkodrës kërkoi “arrest me burg”, masë që u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por Dushi pretendon se dhunimi i tij lidhet me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë, në mbështetje të një punonjëseje të rrjetit të marketit të Gjonit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.
Aktualisht, Dushi nuk rezulton të jetë i punësuar në media, por prej vitesh jeton ne Suedi dhe angazhohet si freelancer me denoncime ne rrjetet sociale.
Vite me parë ka qënë gazetar në emisionin investigativ “Fiks Fare” deri në vitin 2010. Para se të largohej nga Shqipëria, atij i vendosën një sasi tritoli duke shkaktuar dëme materiale në banesën e tij.
Komente









