-
12 orë ‘luftë’ me RENEA-n,burg për Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun! Mohojnë akuzat për terrorizëm, Avokati: Armët i kanë mbledhur në fshat
Erzen Uka dhe Julian Cumraku dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist kur u pikasën nga policia. Për 12 orë nuk pranuan t’i dorëzohen RENEA-s, ndërsa u desh ndërhyrja e familjarëve për t’i bindur.
27 Nëntor, 14:20 -
Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata e Shkodrës cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për efektivin dhe tre punonjës të IMT-së (EMRI)
Efektivi i policisë dhe tre punonjësit e IMT-së, të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme.
4 Nëntor, 10:49 -
42 gjyqtarë të rinj, KLGJ i shpërndan në 11 Gjykata pas 3 muajsh pritje! Mungojnë edhe 67 të tjerë
KLGJ ka caktuar në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata në vend. Elbasani, Fieri dhe Lushnja përfitojnë numrin më të madh të emërimeve, me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykatat e tjera që do të kenë prurje të reja janë Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.
22 Tetor, 15:24 -
Historia/ Ragip Gilës në dhjetor 2023 iu gjetën armë e drogë në shtëpi! Përgjimi me vëllain në gjyq: Ruaji fëmijët! Nga amnistia te liria me kusht
Vendimi i gjyqtarit të Shkodrës Albert Keraj që e liroi Ragip Gilën e masakrës së Shkodrës 6 muaj më parë është ankimuar nga prokurorja e çështjes, dhe priste mes dosjesh shqyrtimin në Gjykatën e Apelit.
9 Shtator, 16:00 -
Velipojë/ 22-vjeçari thyen masën e arrestit shtëpiak dhe del të shesë përsëri hashash, Policia e arreston (EMRI+VIDEO)
Policia e Shkodrës lokalizoi të riun teksa kishte thyer masën e sigurisë së Gjykatës dhe gjatë kontrollit të mjetit, atij fizik dhe të banesës, sekuestroi pistoletën, municionin dhe një sasi kanabis sativa. I sekuestrohet edhe makina
26 Gusht, 12:42 -
Shkodër/ Flijimi i nënës me 3 fëmijët në lumin Buna, Gjykata dënon me 4 vite burgim bashkëshortin Erdgys Arrazi një vit pas ngjarjes tragjike
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Erdgys Arrazin, për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke e dënuar përfundimisht me 4 vjet heqje lirie. Tragjedia në 3 maj 2024
26 Maj, 16:21 -
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Italia sjell në pranga ish-gjyqtarin e futbollit Davide Pecorelli! Gjykata e Shkodrës e dënoi me 4 vite burg! Momenti i ekstradimit në Rinas (VIDEO)
Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë ish-gjyqtari i futbollit dhe biznesmeni Davide Pecorelli, që u akuzua për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë rreth pesë vite më parë. Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 4 vite burg në mungesë, Prokuroria kërkoi 8. Çështja ende në Apel
8 Maj, 11:13 -
KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit..
25 Mars, 16:40 -
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, më 2023 kaloi Vettingun: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj!
Përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD u qëndruan kërkimeve për shkarkimin e gjyqtares Llazari për shkelje shumë të rënda, ndërsa subjekti paraqiti mbrojtjen dhe kundërshtitë e saj. ILD e filloi hetimin disiplinor ndaj gjyqtares bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale
5 Mars, 21:50 -
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari, 90% e dosjeve tej afateve ligjore: Shkelje të rënda disiplinore
ILD ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Arta Llazari të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pas 11 ankesave për mosrespektim të afateve procedurale dhe neglizhencë në detyrë. Hetimi ka zbuluar se gjyqtarja me 24 vite eksperiencë kishte krijuar vonesa të pajustifikueshme në shqyrtimin e çështjeve, ku në disa raste mungojnë veprime për më shumë se tre vite.
19 Shkurt, 11:16 -
Dibër/ I kërkuar për kultivim droge nga Shkodra, 25-vjeçari kapet duke kaluar ilegalisht kufirin! Gjykata i kishte vendosur masën ‘arrest me burg’
Ndaj të riut, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike".
14 Shkurt, 09:08 -
-
-
Hodhi në lum foshnjën e saj 6 ditëshe dhe u rrëfye te murgeshat, dënohet me 22 vite burg 32 vjeçarja në Shkodër! Kërkoi mëshirë para gjykatës
Është dënuar me 22 vite burgim O.G, 32 vjeçarja që në muajin janar të vitit të kaluar, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.
13 Shkurt 2024, 15:59 -
Gjykata e Shkodrës mbyll 40 ditë në burg rusin e ndaluar në Muriqan! Igor Kokunov, anëtar i një fraksioni mafioz! Kërkohet nga Moska
Igor Kokunov, shtetasi rus i kapur në pikën kufitare të Muriqanit është lënë në arrest në burg për 40 ditë nga Gjykata e Shkodrës. Ai rezulton të jetë anëtar i një fraksioni mafioz në Moskë.
7 Shtator 2023, 14:24 -
‘Vetingu’ llogari gjyqtarit Andri Ymeri pse nuk zvarriti dosjet, ‘Rithemelimi’: Të ngrihet alarmi për një anshmëri të procesit
Rasti i Gjyqtarit Andri Ymeri, të cilit sot i është kërkuar llogari pse nuk i ka zvarritur çështjen, ka sjellë edhe reagimin e ‘Rithemelimit’. Është Ivi Kaso i cili thotë se ky është një tregues se ky proces, pra Vettingu ka shumë mangësi dhe se është i njëanshëm e i kapur nga politika.&
15 Dhjetor 2022, 16:41 -
E pazakontë/ Komisioni i Vetingut i kërkon llogari gjyqtarit Andri Ymeri se pse nuk i ka zvarritur gjyqet! 915 vendime, për pensionet vendosi brenda 5 ditëve
Gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri i kërkohet llogari në Veting se pse disa çështje pensionesh dhe pronash i ka gjykuar shumë shpejt. Gjyqtari: Do të bëja sërish të njëjtën gjë, kam dhënë 20 burgime të përjetshme
15 Dhjetor 2022, 15:41 -
Abuzuan me tenderin në komisariatin e Shkodrës, qytetarët ngrihen në protestë: Burgu nuk është për të ndershmit
"Shef Saimiri krenaria e policisë", "Burgu nuk është për të ndershmit!", këto kanë qenë dy ndër mesazhet e protestuesve në Shkodër ditën e sotme në mbrojtje të ish shefit të rendit, Saimir Rrustemi.
24 Korrik 2022, 08:44 -
Prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rrustemit, qytetarët në Shkodër nesër protestë në mbrojtje të efektivit
Nesër Shkodra po bëhet gati për një protestë të pazakontë, për mbrojtjen e një figure policore të qytetit, që thuhet se është ndëshkuar nga mafioziteti shtetëror, pasi ka goditur kultivimin e kanabisit në zonën e Shkodrës
23 Korrik 2022, 22:16 -
Vrasja e Endri Mustafës, gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg 16-vjeçarin
Gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg Ergys Maljan, për vrasjen e Endri Mustafës. Për ngjarjen e 17 majit 2021 Ergys Malja akuzohet për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur. Sot gjykata vendosi deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burgim
10 Maj 2022, 14:12
