Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, ‘arrest me burg’ për mësuesin e fizkulturës në Tepelenë! Do të transferohet në qeli pasi të lërë spitalin

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, ‘arrest me burg’ për mësuesin e fizkulturës në Tepelenë! Do të transferohet në qeli pasi të lërë spitalin

Kleanthi Laçi

TEPELENË- "Arrest me burg" për 40 ditë për mësuesin e fizkulturës Kleanth Laçi. Kjo është masa e arrestit e caktuar ditën e sotme nga Gjykata e Gjirokastrës në ngarkim të 56-vjeçarit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve. Ai do të transferohet në qeli për të vuajtur dënimin sapo të lërë ambientet e spitalit.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij, mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.

Pas paraqitjes se provave, gjykatësja ka dhënë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçin, i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi të dalë nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.

59 vjeçari Kleanth Laçi akuzohet për deklarim të rremë dhe për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve. Laçi u pezullua nga puna e tij në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, deri në përfundim të hetimeve. Në prononcimet që kolegët e tij dhanë për mediat, njëra prej mësueseve, u shpreh se nuk besonte që 59 vjeçari ta kishte bërë një gjë të tillë. Ndërsa drejtoresha e shkollës, deklaroi se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë në sjelljen e Kleanth Laçit kundrejt vajzave që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.  Gjendja e vajzave raportohet të jetë e mirë ndërsa kanë dhënë dëshminë e tyre për efektivët, në praninë e psikologes.

Lajm në përditësim...

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen