VIDEO/ U dhunua nga tre persona në Tepelenë, mësuesi i fizkulturës: Nuk e kuptoj pse më rrahën! Autori dorëzohet në polici: Kishte ngacmuar motrën time

Mësuesi i lëndës së Edukimit Fizik në Tepelenë, 59 vjeçari Kleanth Laçi ka folur për mediat pas dhunës që disa persona ushtruan ndaj tij gjatë ditës së djeshme. Ai tha se ngjarja kishte nisur që në momentin kur kishte dalë nga shtëpia dhe tre persona me një makinë e ftuan për të pirë një kafe.

Laçi tha se përveç markës së makinës tip ‘Audi’ nuk mbante mend të dhëna të tjera, ndërsa tha se në momentin që makina u largua në një distancë të konsiderueshme nga shtëpia e tij, tre personat e paidentifikuar e goditën në mënyrë të papritur.

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi.

59 vjeçari tha se ishte hera e parë që i shihte tre personat të cilët në momentin kur e ftuan për kafe e kishin thirrur ‘profesor’. Mësuesi tha mes të tjerash se nuk kishte asnjë konflikt me asnjë person dhe ende nuk po e kuptonte arsyen e dhunës së ushtruar ndaj tij.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën”-përfundoi 59 vjeçari.  

Ndërkohë në orët e pasdites së sotme, autori i ngjarjes, A.G është vetëdorëzuar në policinë e Tepelenës duke pranuar se kishte qenë ai që kishte dhunuar profesorin e fizkulturës, duke pretenduar se 59 vjeçari kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij 13 vjeçare e cila është nxënëse një shkolle 9 vjeçare në Tepelenë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Dhunoi profesorin e fizkulturës në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici vëllai i 13 vjeçares: Motra më tha se ai e kishte ngacmuar seksualisht

1673946028_finalprojekt.00082615.Still004.jpg

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mesuesit 59 vjecar në Tepelene. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i nje nxeneseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të Tepelenës. A.G emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motres për ndihme pasi 13 vjeçarja ia ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar Kleanth Laçi.

Vetë A.G është vetëdorezuar në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mesuesit të edukimit fizik Kleanth Laçi një dite më parë.

Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes qe i pati kerkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë se të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqiperi për të ndërmarre aktin që kreu ditën e djeshme. Ndërkaq ka dhënë deshminë e saj edhe 13 vjeçarja e cila ka pretendtuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj. E mitura ka dhënë dëshminë e saj nën praninë e psikologes.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 17/01/2023 15:13

    Nese eshte e vertete, futeni brenda mesuesin pedofil.

    Përgjigju
  • Or tej: 17/01/2023 14:59

    Po me kalamajte c'pate or teeeejjjjj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?